E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna armësh në një universitet në Boston, vritet një polic

Pas shpërthimit të fuqishëm në maratonë ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën mbi 170 të tjerë një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Boston të SHBA-së.

Një polic është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në kampusin e Institutit të Teknologjisë në Kejmbrixh  të Bostonit.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se dy persona janë ndaluar, ndërsa drejtuesit e universitetit kanë lajmëruar studentët nëpërmjet e maili-it për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë autoritetet kanë dhënë alarmin se personat që qëlluan mbi policin mund të jenë akoma në mes e studentëve që ndodhen në shkollë.

Policia e qytezës universitare thotë se polici u qëllua disa herë, pasi kishte shkuar për inspektim pas njoftimeve për trazira në mjediset universitare. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Një zonë e gjerë e territorit të universitetit është rrethuar nga kordoni policor dhe forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën për të kapur të dyshuarin.

Qyteza Kejmbrixh ndahet nga lumi Çarls nga Bostoni, ku të hënën dy shpërthime vdekjeprurëse tronditën qytetin gjatë Maratonës së famshme të Bostonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›