Timo Werner rikthehet në Premier League

Pavarësisht një paraqitjeje jo të duhur, përvoja e parë e Timo Werner në Angli , në radhët e skuadrës së Chelsea, përfundoi me disa trofe të fituar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.
Tani bëhet fjalë për një rikthim, jo më te Chelsea, por te Tottenham. Pas përvojës me skuadrën e Leipzig, sulmuesi gjerman do të luajë me Spurs në formë huazimi me të drejtë blerjeje dhe do të mbajë fanellën me numrin 16.