E Martë, 3 Nëntor 2026

Vettel për Schumacher: Ja çfarë folëm në takimin e fundit

Sebastian Vettel rikthehet të flasë për Michael Schumacher me rastin e aksidentit të kolegut të tij në pistën e skive që ndodhi dhjetë vjet më parë në Meribel, në Alpet Franceze. “Kur dëgjova për aksidentin, mendimet e mia të para shkuan menjëherë te biseda e fundit që patëm bashkë – nënvizon Vettel – me atë rast i thashë se do të bëhesha baba”.

“Marrëdhënia jonë ishte bërë gjithnjë e më e fortë para aksidentit të tij, të dy u njohëm më mirë dhe garat nuk ishin më gjëja më e rëndësishme që kishim të përbashkët. Nuk mund ta mohoj – përfundon Vettel – se më ka marrë malli shumë për mikun tim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›