Timoshenko apelon sot kundër dënimit me 7 vite burg

Udhëheqësja e opozitës ukrainase Julia Timoshenko do të paraqitet në gjykatë sot për të apeluar kundër dënimit të gjykatës e cila e dënoi me shtatë vite burg.
Avokatët e saj janë duke planifikuar të argumentojnë se dënimi i 11 tetorit me akuzën e abuzimit të pushtetit është i padrejtë.
Ata pritet që gjithashtu të argumentojnë se ish-kryeministrja duhet të lirohet nga burgu për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Timoshenko thuhet se nuk është më në gjendje të ecë si rezultat i gjëndjes së rënduar shëndetësore por mjekët e burgut thonë se Timoshenko ka shqetësime të vogla shëndetësore.
Ndërkohë prokurorët kanë hapur edhe një çështje tjetër kundër saj. Sipas prokurorëve, ajo është dyshuar për përvetësim, kur ishte në krye të një firme të shërbimeve në vitet 1990.