Tingujt e tokes ne bregdetin e Durresit
Ne teatrin Aleksander Moisiu te qytetit te Durresit sot ne mbremje grupi italian Percussioni Ketoniche Tingujt e tokes do te mbaje nje koncert ku do te sjelle per publikun tingujt e tyre te vecante. Filozofia e grupit eshte se toka eshte nje mbajtese e madhe e tingujve dhe e zhurmave. Guri hekuri druri xhami plastika jane elementet qe karakterizojne tingujt e rinj qe grupi italian Percussioni Ketoniche ofron. Jane tinguj qe pushtojne skenen dhe qe clirojne energji e ritem dhe ku levizjet e trupave bashkohen me ato te materialeve qe goditen duke krijuar nje fluks te parezistueshem qe mberrin te cdo spektator. Hapesira skenike transformohet edhe ajo ne nje instrument muzikor me nje tingull unik e te paperseritshem. Toka e shtypur dhe e rrahur nga perkusionistet perfaqeson lidhjen e pazgjidhshme me tingujt e tokes. Grupi e ka nisur karrieren artistike ne vitin 1996. Prej asaj kohe e ne vazhdim ka vene ne skene nje numer te konsiderueshem spektaklesh ne vende te ndryshme.