Gegerishtja eshte trajtuar si gjuhe e huaj

Real-Kultura/ Debati per shqipen e standardit te miratuar ne 72 kalon kufijte e Shqiperise. Ne Kosove realiteti eshte me ironik per gjuhen regjisori Bekim Lumi per here te pare ekskluzivisht na jep...
Kerkesa per rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhesor politik te vitit 1972 eshte kerkese per ruajtjen e njesise gjuhesore per pasurimin dhe begatimin e saj per rikthimin e gjuhes shqipe ne identitetin e saj te vertete dhe po qe se doni edhe kerkese per forcimin e lidhjeve te lekundura midis Kosoves dhe Shqiperise perkatesisht veriut dhe jugut. Regjisori nga Kosova Bekim Lumi nuk eshte ne krahun e gegerishtes pse ky debat po vlon tani as per te cuar gure me shume ne peshoren e gegerishtes por na sqaron per nje gjendje gjuhesore te sotme qe po ndodh ne Kosove. Ka dy krahe edhe atje per kete debat por regjisori pas fjalise se gegerishtja eshte trajtuar si gjuhe e huaj kerkon rishikimin e shqipes me nje pasuri me shume sic eshte e folmja gege ne trojet e tij. Regjisori rreket te rrefeje pjesen tjeter te kerkeses se tij ne nje pasuri natyrale te gjuhes duke perfshire edhe gegerishten e lene prej 60 vitesh jashte nderkohe qe territori i saj perfshin edhe Kosoven.
Bekim Lumi 1966 ka mbaruar studimet per Letersi dhe Gjuhe Shqipe ne Fakultetin e Filologjise te Universitetit te Prishtines dhe me pas studimet per Regji Teatri ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane. Qe prej disa vitesh punon si regjisor teatri. Eumlshte autor i disa shfaqjeve te inskenuara ne teatrin Dodona Teatrin Kombetar te Kosoves dhe ne Teatrin Laborator Loja. Me shfaqjet e tij e ka perfaqesuar Kosoven ne disa festivale teatrore nderkombetare Zvicer France Itali Gjermani Greqi Maqedoni dhe Kosove. Eumlshte profesor universitar ne Fakultetin e Arteve te Universitetit te Prishtines. Eumlshte gjithashtu drejtor artistik i Teatrit Laborator Loja dhe kryeredaktor e botues i revistes per teater Loja.
Pse e vini ne dyshim standardin e gjuhes shqipe te vitit 1972
Une nuk e ve ne dyshim por e kundershtoj standardin gjuhesor te vitit 1972. Dyshimi nenkupton hamendje medyshje mungese sigurie. Nderkaq une me sigurine me te madhe dhe pa asnje medyshje konsideroj se ky standard gjuhesor nuk i ploteson kriteret themelore per te qene gjuhe komunikimi per te gjithe shqiptaret. Duke qene me shume produkt i koniunkturave politike e ideologjike sesa shkencore ky standard i trumbetuar dikur me fanfare partizane si gjuhe e njesuar dhe bashkim gjuhesor i kombit ne te vertete perfaqeson nje akt perjashtues per hic me pak se 2/3 e kombit. Prandaj une e kundershtoj dhe ne kete kontekst mendoj se duhet te behet ndryshimi i tij.
Cilat jane faktet konkrete ne te cilat mbeshtetet kundershtimi juaj
Se pari standardi gjuhesor i 1972-shit nuk e ka perfillur kontekstin historik te shkrimit te shqipes. Cuditerisht eshte shperfillur krejtesisht tradita shkrimore qindvjecare e veriut e nisur me dokumentet e para te shqipes Formula e Pagezimit dhe e pasuar me monumentet gjuhesore letrare e religjioze te tilla si Meshari i Buzukut e veprat e Budit Bardhit Bogdanit e Kazazit. Se dyti duke e anashkaluar faktin se 2/3 e shqiptareve ne komunikimin e tyre te perditshem e perdorin gegerishten kreatoret e shqipes se standardit pasi e kane perjashtuar kete dialekt nga jeta e tij normale publike me dekret politik i kane imponuar shumices zbatimin e njeanshem te nje norme gjuhesore me baze toskerishten. Edhe pse gegerishtja eshte nje nga dy kryedialektet e shqipes ajo cuditerisht eshte trajtuar sikur te ishte nje gjuhe e huaj. Se treti kreatoret e ketij standardi njekohesisht hartues te te ashtuquajturit Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe me vetedije te plote e kane shperfillur me shume se gjysmen e leksikut te gjuhes shqipe duke i perjashtuar nga e drejta e te qenit pjese e natyrshme dhe aktive e standardit sic do te thoshte Bogdani shume fjale plaka fjale te vjetra dhe te rralla te gegerishtes dhe te toskerishtes. Sipas ketij fjalori akademik del se gjuha shqipe ka nje fond prej vetem 42.000 fjalesh. Kur nga ky fond hiqen te ashtuquajturat fjale te huaja shqipja tkurret ne permasat e nje gjuhe tmerresisht te varfer te ciles nuk i mbesin me shume se 20.000 fjale. Dihet nderkaq se pasuria leksikore e shqipes sillet diku midis 80.000 deri ne 100.000 fjale. Se katerti standardi aktual gjuhesor eshte nje akt politik i imponuar me diktat partiak ne nje kohe dhe ne nje moment te caktuar i cili asnjehere nuk i eshte nenshtruar rivleresimit shkencor. Se pesti perkunder imponimit te sforcuar ne jeten publike standardi gjuhesor i vitit 1972 edhe pas gati 38 vitesh te aplikimit te tij nuk eshte pervetesuar nga shumica e shqiptareve dhe si i tille ne kundershtim me rolin integrues qe do te duhej ta kishte eshte shnderruar ne nje faktor perjashtues dhe cintegrues.
Si mund te jete cintegrues nje standard gjuhesor per te cilin jane pajtuar te gjithe pjesemarresit e Kongresit te Drejtshkrimit te vitit 1972 midis te cileve edhe perfaqesuesit nga Kosova dhe pergjithesisht te shqiptareve ne ish-Jugosllavi
Kur thoni se per kete standard gjuhesor jane pajtuar te gjithe pjesemarresit e Kongresit te Drejtshkrimit te vitit 1972 nuk duhet ti harroni rrethanat politike ne te cilat eshte miratuar ky standard. I zhvilluar ne vitet e diktatures komuniste ky kongres para se nje konference shkencore ishte nje plenum partiak i kastes komuniste shqiptare nen hijen dhe presionin e te ciles u imponua njeanshem vendimi per zbatimin e nje norme gjuhesore. Ky kongres ishte fund e krye perjashtues. Nuk behej fjale per diversitet mendimesh. As per alternativa. Pjesemarresit e tij para se nje dokument shkencor kishin miratuar nje rezolute politike me te cilen kodifikohej supremacia e nje dialekti mbi dialektin tjeter. Nderkaq kur flisni per shqiptaret ne ish-Jugosllavi duhet ta keni parasysh se rrethanat e asokohshme kulturore dhe politike ishin tejet te disfavorshme per ta. Asokohe Prishtina dhe elita e saj intelektuale kulturore e politike nuk ishin partner i barabarte ne raport me Tiranen. Pozicioni i Kosoves dhe pergjithesisht i shqiptareve ne ish-Jugosllavi kundrejt Tiranes zyrtare ishte inferior. Shqiptaret kendej kufirit luftonin per nje status me te avancuar politik per rimekembjen e te drejtave te tyre kombetare perfshire ketu gjithsesi edhe te drejten e perdorimit te gjuhes shqipe. Nuk mund te pritej prandaj ndonje reagim tjeter i shqiptareve nga ish-Jugosllavia pos miratimit te imponuar te nje akti me shume politik sesa gjuhesor sic ishte Rezoluta e Kongresit te Drejtshkrimit te vitit 1972 dhe dokumentet e tjera percjellese te ketij kongresi ne te cilin nga numri i pergjithshem prej 87 delegateve ata perfaqesoheshin me vetem 11 delegate. Nderkaq 38 vjet me vone tashme ne rrethana shume me te favorshme Kosova dhe shqiptaret ne ish-Jugosllavi Maqedoni Mal te Zi dhe Serbi perfaqesojne nje realitet krejt tjeter kulturor politik dhe demografik. Nuk mund te anashkalohet kurrsesi fakti qe tri qendrat kryesore kulturore dhe politike te shqiptareve jashte Shqiperise Prishtina Shkupi dhe Tetova gjinden ne veri. Pervec kesaj ashtu sikunder ne te kaluaren edhe tani realiteti demografik ne boten shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise vazhdon ti jape perparesi te dukshme veriut me hic me pak se 2/3 e shqiptareve te cilet flasin gegerisht. Ky eshte nje realitet para te cilit nuk mund ti mbyllim as veshet e as syte.
Megjithate standardi i vitit 1972 i ka edhe me tutje ithtaret e tij te fuqishem madje ekstreme ne Kosove
I ka ithtaret por gjithashtu edhe kundershtaret. Numri i ithtareve eshte shume me i vogel sesa numri i kundershtareve.
Numri i ithtareve me i vogel
Po shume me i vogel ne krahasim me numrin e madh te njerezve te thjeshte te cilet praktikisht e kane refuzuar dhe vazhdojne ta refuzojne standardin gjuhesor ne jeten e tyre te perditshme. Jane vetem librat tekstet shkollore gazetat dhe ne mase te caktuar mediumet elektronike ato qe vazhdojne ta praktikojne shpesh pa sukses zbatimin e ketij standardi. Nga ana tjeter jane vete njerezit ne familje ne shkolle ne universitet ne teater ne rruge ne Parlament ne administrate ne internet madje shpesh edhe ne mediumet tona elektronike njerezit pra prej mishi e gjaku ata per te cilet ekziston gjuha qe gjithandej ne komunikimin e tyre te perditshem e praktikojne standardin e tyre alla vulgata. Keta njerez me menyren e komunikimit te tyre vazhdojne ta refuzojne kategorikisht standardin e imponuar. Ai ngjan te jete krejt i parrokshem per veshet e tyre per te mos thene shume i holle per gjuhen e tyre te trashe. Si te shpjegohet ndryshe pos me refuzim fakti se edhe pas 38 vitesh te formesimit te saj norma e imponuar gjuhesore e vitit 1972 si ne te folur ashtu dhe ne te shkruar nuk ka arritur te shnderrohet ne nje standard normal komunikimi ne jeten e perditshme te shqiptareve.
E megjithate refuzimi per te cilin ju po flisni duket me teper spontan sesa nje refuzim i organizuar
Kushtimisht pajtohem por sidoqofte ky refuzim e ka nje baze shume te gjere. Madje si dicka krejt e natyrshme pervec ne zonat rurale ku dicka e tille vec tjerash ndodh edhe per shkaqe social-kulturore ky refuzim eshte shume i fuqishem sidomos ne mjediset urbane ku pervec njerezve te thjeshte ne vitet e pasluftes si shprehje e refuzimit intelektual dhe qytetar ndaj diktatit te nje norme gjuhesore te imponuar jane krijuar berthamat e para kulturore. Bie fjala tashme ne Prishtine kemi nje gazete javore nje radio dy shtepi botuese disa krijues te letersise disa shtepi diskografike sa e sa grupe muzikore disa web-faqe te cilat ne vend te standardit e praktikojne gegerishten. Dicka e tille po ndodh edhe me mediume te tilla si teatri filmi radio dhe televizioni ku gegerishtja eshte shume e theksuar. Gjithashtu tash se voni standardi gjuhesor dhe problemet qe lidhen me te perkatesisht ceshtja e refuzimit dhe pamundesia e zbatimit te tij jane trajtuar ne disa punime doktorature. Te gjitha keto flasin per fillimin e konsolidimit te nje refuzimi te organizuar permasat e te cilit jane ne rritje e siper. Duhet vene re nderkaq se standardin po e refuzojne pikerisht ata qe kane lindur bashke me te apo pak para dhe pas miratimit te tij. Kjo tregon se standardi aktual gjuhesor nuk i permbush nevojat e atyre per te cilat eshte krijuar dhe se ne kete kontekst e ardhmja e tij nuk premton shume.
Meqe shkarazi e permendet teatrin ju si njeri i teatrit cmendoni ne cmase ka gjetur shprehje dhe pershtatje ne kete medium standardi gjuhesor
Nese te ne ekziston nje medium artistik te cilin aplikimi i standardit gjuhesor e ka hendikepuar ky medium pa dyshim eshte teatri. Duke e shperfillur publikun per te cilin ekziston teatri yne ne kundershtim me natyren dhe misionin e tij ne emer te zbatimit te normes gjuhesore eshte shnderruar ne nje yrnek se si guxon dhe se si duhet te flitet shqipja. Ne te vertete per shkak te karakterit te tij artificial standardi gjuhesor i vitit 1972 eshte shnderruar ne nje problem serioz per teatrin. Bukur shpesh para se nje gjuhe standarde te kultivuar veshet tane ne teater kane degjuar dhe vazhdojne te degjojne nje shqipe te sforcuar me te cilen per shkaqe te natyres fonetike socio-kulturore e psikologjike aktoret tane nuk kane mundur te pershtaten asnjehere. Kjo i ka bere ata te duken kloune ne syte e publikut madje deri ne permasat e dyshimit apo vleresimit se ata sikunder thuhet shpesh ne Tirane per gjuhen skenike te aktoreve nga Prishtina apo Shkupi e flasin shqipen me nje aksent te huaj. Ne te vertete duke qene gjuhe larg veshit larg syve po te doni edhe larg zemres te cilen vetem e shkruanin por nuk e degjonin aktoret tane bashke me ta edhe publiku nuk jane pershtatur asnjehere me nje te folur me nje shqiptim dhe me nje intonacion qe per ta ne njefare menyre tingellonte i huaj. Kjo ka bere qe ne vend se ta lehtesoje standardi gjuhesor ta veshtiresoje dhe komplikoje edhe me shume marredhenien pa te cilen nuk mund te ekzistoje teatri midis aktorit dhe publikut. Thene figurativisht standardi gjuhesor i ka robotizuar aktoret tane ndersa karriget e teatrit i ka shnderruar ne karrige elektrike ne te cilat publiku ne vend se te kenaqet eshte torturuar.
Ju po harroni se ne cdo teater ne bote aktoret e ketij apo atij vendi flasin ne standardin e tyre gjuhesor. Pse duhet te bejme ne perjashtim
Jo nuk eshte e thene te jete gjithkund ashtu. Kjo varet nga natyra e vendit dhe e teatrit. Cfare te thuhet bie fjala per veprat e Shekspirit te cilat nuk jane te shkruara ne standardin gjuhesor anglez dhe te cilat inskenohen ne gjuhen e tyre mesjetare Ne Bavari bie fjala ne Teatrin Popullor te ketij landi gjerman shfaqjet inskenohen ne dialektin bavarez. Ngjashem veprojne edhe shume teatro te tjera ne bote. Besoj e kuptoni qe teatri eshte nje medium ne te cilin gjuha krahas shume mjeteve te tjera eshte vec nje nga mjetet shprehese. Ajo eshte ne sherbim te teatrit por nuk eshte qellim i tij. Pervec kesaj teatro te shumta ne bote sidomos ato me karakter ritual antropologjik dhe eksperimental sot ngarendin ne gjurmet dhe fosilet e gjuheve te vjetra te gjuheve te pakuptueshme te gjuheve te humbura te vdekura te zhdukura. Keto gjuhe edhe pse nuk kane asnje lidhje me kete apo ate standard gjuhesor tashme e bejne jeten e tyre ne teater. Ato ne njefare menyre jane ringjallur nga pluhuri i tyre. Keshtu veprohet sot ne boten e qyteteruar e cila merr dhe jep nga e shkuara dhe e tashmja e saj. Ndersa ne krejt marrezisht pa asnje konsiderate pa as me te voglen dhimbje ne emer te nje akti dogmatik politik e ndeshkojme me harrim e debojme me fshese nga teatri nga jeta publike nje gjuhe te gjalle gegerishten nje nga kryedialektet me te bukura me te lashta te shqipes. Keshtu nuk veprojne kombet e qyteteruara. Ne asnje menyre keshtu nuk veprojne as akademiket e as artistet e ketij apo atij kombi. Perkundrazi nje nga njerezit me te medhenj te teatrit te perbotshem te shekullit 20 dramaturgu dhe regjisori gjerman Bertolt Breht jo rastesisht shume vite me pare duke vene re se gjermanishtja standarde Hochdeutsch ne teater ishte bere sic thote ai me shume manire dhe e shtanguar kerkon qe aktoret ne gjuhen e tyre skenike tu rikthehen dialekteve. Populli flet ne dialekt. Ne dialekt e formulon shprehjen e vet me intime - thote Brehti dhe me tutje parashtron pyetjen Si mund ta paraqesin popullin dhe ti flasin popullit aktoret tane nese nuk i kthehen dialektit te tyre dhe nese nuk i fusin intonacionet e tij ne gjuhen e tyre skenike
E megjithate ju si regjisor disa nga shfaqjet tuaja i keni inskenuar ne standardin gjuhesor. A mos jeni eklektik per te mos thene konfuz ne qendrimin tuaj ndaj gjuhes
Jo nuk jam as eklektik e as konfuz. Per mua shqipja as nuk fillon e as nuk mbaron vetem me kete apo me ate dialekt. Ajo eshte e bukur ne teresine e saj. Vetem si te tille une e pranoj dhe e zbatoj edhe ne krijimtarine time artistike. Bie fjala nga gjashte shfaqjet e mia te deritashme une ne tri prej tyre jam sherbyer me shqipen e veriut gegerishten dhe ne tri te tjera me shqipen e jugut toskerishten ose po te doni me standardin aktual gjuhesor i cili ka per fundament toskerishten. Kjo nuk perfaqeson kurrfare eklektizmi ne qendrimin tim ndaj gjuhes. Perkundrazi ky eshte nje percaktim imi i qarte rreth menyres se si duhet te behet standardizimi i shqipes. Une mendoj se brenda nje konteksti shume liberal kryedialekteve te shqipes u duhet dhene shansi i barabarte qe te konkurrojne ne jeten publike me perparesite dhe mangesite e tyre. Jo rastesisht ne shfaqjen time Arushani amp Fejesa une sigurisht brenda kontekstit artistik keto dy komedi te Cehovit pjese te nje shfaqjeje ne rrafshin gjuhesor i kam inskenuar ne dy dialektet e shqipes Arushani ne toskerisht dhe Fejesa ne gegerisht. Duke u vene prane dhe njekohesisht perballe njera-tjetres ato ne te vertete i kane shperfaqur mundesite e shumta te shqipes si dhe bukurine e pasurine e saj te madhe. Per mua si artist dialektet e shqipes paraqesin pasuri te gjuhes skenike. Une ne punen time krijuese ato nuk i shoh si pengese. Perkundrazi i vleresoj dhe i cmoj si perparesi dhe si dy mundesi kreative. Ashtu sic jane te mrekullueshme shqiperimet shekspiriane te Nolit ne toskerisht po aq te mrekullueshme jane edhe shqiperimet e tragjedive te Sofokliut nga Gjon Shllaku ne gegerisht. Nese ne krijimtarine time artistike do te merresha me cilindo nga keto perkthime kete pa dyshim me pergjegjesine profesionalizmin dhe perkushtimin me ekstrem do ta beja duke e respektuar deri ne skajshmeri gjuhen e perkthyesit. Une pra nuk i paragjykoj e as perjashtoj dialektet. Perkundrazi une mendoj se dialektet duhet te kene status te njejte shoqeror dhe qytetar ne jeten publike si ne te folur ashtu edhe ne te shkruar. Trajtimi i tyre i barabarte pavaresisht nga standardi aktual gjuhesor eshte i pashmangshem sidomos ne teater. Gjuha e skenes me shume se nga normat e ketij apo atij standardi kushtezohet nga karakteri i personazheve dhe perkatesia e tyre shoqerore apo regjionale. Nuk eshte pra e domosdoshme qe ne shfaqjet tona te aplikohet vetem norma standarde. Me i rendesishem se aplikimi i saj eshte fakti se si aktoret tane e flasin shqipen ne skene. Ajo cka fatkeqesisht verej dhe degjoj une ne teatrin tone eshte se ne kete medium ka nje sterkeqje gjuhesore gje qe me shqeteson shume. Pervec defekteve profesionale apo mungeses se kultures dhe sensit per gjuhen nje pjese e kesaj sterkeqjeje vjen edhe nga pamundesia e aktoreve tane per tu adaptuar pikerisht me standardin gjuhesor i cili me karakterin e tij artificial nuk i shkon per shtati teatrit. Mund ta kuptoni pra se shqetesimi im per gjuhen jo vetem ne teater nuk eshte thjesht nje shqetesim personal por nje shqetesim i pergjithshem shoqeror per nje ceshtje problematike ndaj te ciles une as intelektualisht e as artistikisht nuk mund te jem indiferent.
A nuk ju duket se me kerkesat per rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhesor te vitit 1972 po forcohet ndarja Kosove - Shqiperi dhe se kjo i konvenon shume Serbise
Ne te vertete une mendoj se jo kerkesat per rishikimin e standardit gjuhesor te vitit 1972 por mbrojtja me fanatizem dhe dogmatizem ortodoks e ketij standardi e thellon edhe me shume ndarjen midis Kosoves dhe Shqiperise apo me sakte midis veriut dhe jugut. Vetem perfillja e te drejtes qe me te folmen tende te jesh pjese e natyrshme dhe normale e gjuhes standarde krijon hapesire per afrim. Shperfillja e kesaj te drejte dhe mungesa e vullnetit per rishikimin e normes aktuale gjuhesore permiresimin plotesimin ndryshimin apo revidimin e saj krijon inferioritet mosmarreveshje keqkuptim percarje dezintegrim dhe si e tille krejt natyrshem nxit reagimin dhe perpjekjen per krijimin e nje standardi tjeter gjuhesor. Sa me e fuqishme te jete perpjekja per konservimin e standardit aktual gjuhesor aq me i fuqishem do te jete kundershtimi ndaj tij e rrjedhimisht edhe synimi per krijimin e nje standardi tjeter gjuhesor me baze gegerishten. Ne kete kontekst kerkesa per rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhesor politik te vitit 1972 ne te vertete eshte kerkese per ruajtjen e njesise gjuhesore per pasurimin dhe begatimin e saj per rikthimin e gjuhes shqipe ne identitetin e saj te vertete dhe po qe se doni edhe kerkese per forcimin e lidhjeve te lekundura midis Kosoves dhe Shqiperise perkatesisht veriut dhe jugut. Sa i perket Serbise mendoj se shqiptaret dhe gjuha e tyre nuk ekzistojne per shkak te Serbise por per shkak te vetvetes. Shqipja ekziston per shkak te shqiptareve dhe u sherben vetem atyre. Cdo politizim i ketij problemi ne raport me sic thoni ju Serbine eshte vetem spekulim pseudo-patriotik dhe alibi pseudoshkencore per demagogjine akademike te 1972-shit.
Ne shume vende te botes procesi i standardizimit te gjuhes eshte influencuar nga oborret mbreterore. Pjese e kesaj logjike eshte edhe standardizimi i shqipes ne kohen e Enver Hoxhes. Pajtoheni
Jo nuk pajtohem sepse nese vec flisni per oborre mbreterore atehere edhe te ne mund te lihej ne perdorim te metutjeshem elbasanishtja e cila si nje pike bashkuese midis veriut dhe jugut qe prej Komisise Letrare me 1916 e tutje kishte gjetur zbatim te gjere gjate gjithe sundimit te Mbretit Zogu I. Pervec kesaj ndryshe nga oborret mbreterore te ketij apo atij vendi te cilat standardizimin e gjuhes se tyre e kane bere duke respektuar traditen e gjuhes se tyre te shkruar sistemi komunist i Enver Hoxhes e ka shperfillur me arrogance traditen e gjate te shqipes se shkruar ne gegerisht. Per me teper aktit politik te standardizimit te shqipes i ka paraprire fushata e eger e burgosjes internimit dhe asgjesimit fizik te elites intelektuale kulturore e fetare te veriut nga sistemi komunist. Me tutje gjuetia e shtrigave ka vazhduar me ndalimin e shume veprave letrare te autoreve te veriut te cilesuar si armiq te popullit me cka praktikisht nen pretekstin e hipotekes ideologjike gegerishtja dhe trashegimia e saj letrare u shituan dhunshem me harrim mohim e ekskomunikim nga pilatet e gardes socrealiste shuteriqiane e kostallariane. Pjese e kesaj fushate antikombetare ishte edhe anatemimi dhe ndalimi i vepres madhore te Ate Gjergj Fishtes sidomos i kryevepres se letersise shqipe laquoLahuta e Malcisraquo e cila me pasurine e saj te madhe leksikore dhe idiomatike ishte pengese e pakapercyeshme per implementimin e projektit te cmendur stalinist te Enver Hoxhes per bunkerizimin e gjuhes shqipe. Mbi kete sfond tragjik te shoqeruar me dhune e terror me imponim e diktat stalinist u krijua e ashtuquajtura gjuhe e njesuar letrare shqipe e cila ne te vertete ishte institucionalizim i dhunshem i supremacise gjuhesore te nje dialekti ndaj dialektit tjeter.
Nese ky standard nuk eshte ne rregull atehere cfare standardi duhet ta kemi
Tashme nje gje dihet standardi aktual nuk i permbush as per se afermi nevojat e komunikimit midis shqiptareve. Si i tille ky standard duhet ti nenshtrohet urgjentisht rivleresimit kritik shkencor dhe te ndryshohet. Duke mos i paragjykuar ndryshimet e as formen eventuale te nje standardi te ri gjuhesor une konsideroj se fillimisht duhet te krijohet nje atmosfere liberale per keto ndryshime. Brenda ketij koncepti liberal per gjuhen mendoj se ndryshimi se pari duhet te filloje me hapjen e deres per rikthimin e mijera e mijera fjaleve te te dyja dialekteve ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe se dyti ne shqipen e shkruar duhet te rikthehet paskajorja dhe se treti ne kuader te lendes Gjuha Shqipe si pjese e natyrshme e plan-programit mesimor ne arsimin fillor te mesem dhe ate universitar krahas Drejtshkrimit dhe Gramatikes Standarde duhet te mesohet edhe Drejtshkrimi dhe Gramatika e Gegerishtes. Me keto dhe veprime te tjera te ngjashme pervec korrigjimit te nje padrejtesie gjithashtu do te promovohej dhe afirmohej edhe ideja se dialektet e shqipes si gegerishtja ashtu dhe toskerishtja jane pasuri kombetare dhe se si te tilla ato kane te drejte ta bejne ne menyre te barabarte jeten e vet publike ne te folur dhe ne te shkruar. Dicka e tille ka ndodhur gjate sundimit te Mbretit Zogu I kur pavaresisht nga ajo se gegerishtja me baze elbasanishten ishte gjuhe zyrtare gazetat dhe librat botoheshin ne te dy dialektet e shqipes. Nuk ka arsye qe kjo te mos ndodhe edhe tani. Vetem konkurrenca dhe qenia i barabarte ne komunikimin ndershqiptar do te krijonte mundesi per marredhenie te gjithanshme midis kryedialekteve te shqipes per perafrimin dhe konvergimin e tyre te natyrshem per evidentimin e perparesive dhe mangesive te njerit apo tjetrit dialekt per shkrirjen e dallimeve apo diferencimin e tyre dhe me kete padyshim edhe krijimin e nje standardi te ri gjuhesor te pranueshem per te gjithe shqiptaret.