Tirana - Elbasani 0-0. Vendoset në “Ruzhdi Bizhuta”Tirana e Elbasani regjistruan barazimin e dytë pa gola në harkun e katër ditëve, në dy kompeticione e në dy stadiume të ndryshme: në kampionat (“Selman Stërmasi”) dhe në Kupën e Shqipërisë (“Qe

Tirana e Elbasani regjistruan barazimin e dytë pa gola në harkun e katër ditëve, në dy kompeticione e në dy stadiume të ndryshme: në kampionat (“Selman Stërmasi”) dhe në Kupën e Shqipërisë (“Qemal Stafa”).
Edhe pse Tirana u përpoq shumë për të shënuar, duke pasur në vijën e parë dyshen më të mirë sulmuese të saj, Migen Memellin e Daniel Xhafajn, të mbështetur nga fantazisti Devi Muka, nuk arriti të gjejë rrugën e golit përballë skuadrës së vendosur mirë taktikisht në fushë nga një strateg i regjur si Faruk Sejdini.
Sulmuesi i Tiranës, Daniel Xhafaj, në minutën e 12-të goditi shtyllën pingule të Elbasanit, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e midis këtyre dy ekipeve në ndeshjen e kampionatit para katër ditësh, duke dhuruar edhe emocionin e vetëm në një ndeshje shumë nervoze, ku u dhanë gjashtë kartonë të verdhë.
Takimi i kthimit dy javë më pas është tërësisht i hapur dhe me theks sulmues, pasi të dy skuadrat do të luftojnë për të shënuar, për të mos e çuar ndeshjen në kohën shtesë, ku fati i penalltive në vështrimin e parë nuk dihet se kë do të zgjedhë.
KUPA E SHQIPËRISË
ÇEREKFINALET
GRUPI A
Vllaznia-Dinamo 1-2
Shënues: Sinani 2’/ Sefa 45’+1, Plaku 69’
Karton i kuq: Lici 57’(V)
Shkumbini-Besa 1-1
Shënuës: Mustafaj 68’/ Haliti 85’
Kartonë të kuq: Nora 90’(Sh), Dervishi 90’ (Sh)
GRUPI B
Flamurtari-Partizani 1-0
Shënues: Shehaj 40’(p)
Karton i kuq: Tafaj 40’ (P)
Tirana-Elbasani 0-0
* Takimet e kthimit luhen, më 11 mars 2009
E Merkure, 25 Shkurt 2009