Flamurtari – Partizani 1-0. Penallti e të kuqeTalenti vlonjat Ardit Shehaj të shenoi me penallti në minutën e 40-të. 15-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë mbeten me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Fatjon Tafaj (40’

Vetëm dy ngacmime kishte pasur Flamurtari në portën e Partizanit, përpara se talenti vlonjat Ardit Shehaj të fitonte një penallti e do të shënonte në minutën e 40-të, por dhe që do të linte 15-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Fatjon Tafaj (40’).
Pjesa e dytë prodhoi edhe dy shtylla të formacionit të Eqerem Memushit, në harkun e dhjetë minutave (59 e 69), ndërkohë që momenti më i mirë i Partizanit ishte ai me sulmuesin Marius Ngjela në minutën e 82-të, kur iu vodh mbrojtjes së 2-herë fituesve të Kupës, por pa mundur t’i rrëshqasë portierit vlonjat.
Vlonjatët mund të kalojnë për herë të 17-në gjysmëfinale me çfarëdolloj barazimi me Partizanin në kryeqytet, por dhe humbjen me një gol diferencë nga formacioni i Shpëtim Duros.
KUPA E SHQIPËRISË
ÇEREKFINALET
GRUPI A
Vllaznia-Dinamo 1-2
Shënues: Sinani 2’/ Sefa 45’+1, Plaku 69’
Karton i kuq: Lici 57’(V)
Shkumbini-Besa 1-1
Shënuës: Mustafaj 68’/ Haliti 85’
Kartonë të kuq: Nora 90’(Sh), Dervishi 90’ (Sh)
GRUPI B
Flamurtari-Partizani 1-0
Shënues: Shehaj 40’(p)
Karton i kuq: Tafaj 40’ (P)
Tirana-Elbasani 0-0
* Takimet e kthimit luhen, më 11 mars 2009
E Merkure, 25 Shkurt 2009