E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana - Partizani 1-1, spektakel para KuzhesMbrojtësi Andi Lila shënoi me penallti (21’) për bardheblutë e Ilija Lonçareviçit, ndërkohë që për të kuqtë e Eduard Zhupës barazoi në të 73’ zëvendësuesi Arbër Capa.

Tirana e Partizani barazuan 1-1 në miqësoren e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Mbrojtësi Andi Lila shënoi me penallti (21’) për bardheblutë e Ilija Lonçareviçit, ndërkohë që për të kuqtë e Eduard Zhupës barazoi në të 73’ zëvendësuesi Arbër Capa.

Gjyqtari i takimit, ndërkombëtari Sokol Jareci, ndëshkoi me karton të kuq Sabien Lilaj të Tiranës dhe Ardit Beqirin e Partizanit.

Ky ishte barazimi i tretë në pesë miqësore për Partizanin, skuadër që sezonin e ardhshëm merr pjesë në Kategorinë e Parë. Tirana, më 16 gusht do të luajë finalen e Superkupës kundër Flamurtarit.

Takimi u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili pa nga afër lojën e mbrojtësit Lila dhe mesfushorit Sefa, të dy të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Qipros, më 12 gusht.

E Enjte, 06 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›