E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana – Shkumbini 2-0, vendosin “kuqezinjtë”Me nga një gol në çdo pjesë loje, të dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare – Lila në të parën dhe Agolli në të dytën (Han ishte në tribunë) – Tirana fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Shkumbinit në ndeshjen pë

Me nga një gol në çdo pjesë loje të dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare – Lila në të parën dhe Agolli në të dytën (Han ishte në tribunë) – Tirana fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Shkumbinit në ndeshjen përmbyllëse të javës së 19-të të kampionatit maksimal shqiptar, Kategoria Superiore.

Tri pikë të tjera në vitin 2009, që i mbajnë 23-herë kampionët e Shqipërisë vetëm një pikë larg Vllaznisë kryesuese, dhe e bëjnë atë rivalen më të afërt të shkodranëve që synojnë titullin e 10-të kombëtar.

Përveç dhjetë minutave të para, ku u pa një dominim territori nga ana e Shkumbinit (fitoi 3 goditje nga këndi), pjesa “madhe” e lojës foli në ngjyrat “bardhe e blu”.

Kronika e rasteve është e pasur për Tiranën. Abraham dha një pas të artë për Migen Memellin, i cili goditi me mjeshtëri në minutën e 10-të, por sfera u bllokua nga shtylla pingule e majtë e portës peqinase, duke shpëtuar portierin Ervin Llani nga goli i sigurt.

Në minutën e 20-të Muzaka harkoi nga e djathta e sulmit, dhe aty Migen Memelli goditi fuqishëm me kokë, por topi përfundoi paksa ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

Muzaka ndërmori një vertikalizim të shpejtë nga e majta krosoi milimetrikisht në qendër të zonës peqinase dhe gjiganti Andi Lila, i ardhur nga thellësia e goditi bukur me kokë, duke kaluar në avantazh në minutën e 27-të Tiranës. Goli i katërt sezonal i mbrojtësit të Kombëtares, i cili ka fituar edhe duartrokitjet e trajnerit Ari Han, i pranishëm në tribunën “VIP” të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në minutën e 37-të, Shkumbini pati një rast me Fejzon Shenaj, por topi i goditur me kokë nga lojtari peqinas brenda zonës së vogël nuk ishte i rrezikshëm për portierin veteran Blendi Nallbani.

Në pjesën e dytë trajneri i Tiranës, Agustin Kola, hodhi në fushë mesfushorin Saimir Patushi në vend të mbrojtësit Tefik Osmani, të dëmtuar në pjesën e parë. Nga ana e tij, trajneri i Shkumbinit hodhi në fushë Erjon Rizvanollin në vend të Roland Dervishit.

Në minutën e 53-të, portieri Llani bëri mrekullinë, duke grushtuar topin e goditur me kokë nga Daniel Xhafa.

Ansi Agolli tregoi klasin e tij si një goditës mjeshtëror i gjuajtjeve të lira, kur shënoi në minutën e 72-të nga një distancë prej 18 metrash. Memelli bëri sikur goditi, muri i Shkumbinit u shpërbë dhe Agolli me një gjuajtje cinike shënoi golin e dytë, që qetësoi edhe trajnerin Agustin Kola. Për Agollin ky ishte goli i tij i dytë sezonal. 

Minutat e fundit ofruan disa raste të tjera për Tiranën, kur Daniel Xhafaj pasi morri një asist perfekt nga Migen Memelli në minutën e 90-të nuk arriti të shënojë golin e tretë për klubin me më shumë trofe në Shqipëri.

Trajneri i Tiranës, Agustin Kola

“Skuadra luajti mirë dhe mbeta i kënaqur me lojtarët e mi. E kishim vlerësuar shumë ndeshjen, pasi luanim ndaj një kundërshtari të fortë dhe me një shpirt të lartë gare. Krijuam disa raste, por vetëm në dy episode gjetëm portën. E rëndësishme është që vazhdojmë të ruajmë ecurinë pozitive. Kreu? Rruga e kampionatit është ende e gjatë dhe nuk mund të them se si do të shkojnë ngjarjet. Natyrisht objektivi ynë mbetet i njëjtë”. 

Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani

“Humbëm një ndeshje, por nuk dëshpërohemi. Fundja luajtëm ndaj një Tirane cilësore dhe me synimin e vetëm për të fituar. Wshtw njw pretendentet kryesore pwr titull dhe natyrisht pwrballja me tw sidomos nw kryeqytet nuk wshtw e lehtw. Fusha e lojës nuk tregoi ndonjë diferencë mes skuadrave dhe mund të them se edhe futbollistët e mi luajtën mirë. Ajo që vendosi ishin episodet me dy golat e Lilës e Agollit. Gjithsesi ne do të shikojmë vetëm përpara dhe do të mendojmë për ndeshjen e rradhës që e luajmë në shtëpi”. 

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Courier New"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XIX

04.02.2009

 

Apolonia-Bylis  1-0

Lushnja-Elbasani 1-0

Vllaznia-Besa 4-1

Partizani-Dinamo 1-0

Flamurtari-Teuta 1-1

05.02.2009

Tirana-Shkumbini 2-0

 

RENDITJA

1.Vllaznia      37

2.Tirana        36

3.Dinamo        29

4.Besa          29

5.Shkumbini     27

6.Teuta         25

7.Flamurtari    24

8.Apolonia      24

9.Elbasani      23

10.Partizani    19

11.Lushnja      17

12.Bylis        17

E Enjte, 05 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›