Tirana, 140 mijë euro për të mundur Partizanin
Tirana e kërkon fitoren e kërkon me çdo kosto. Madje ka paguar shumë. Tirana e mbylli sezonin e kaluar si rrallëherë: pa trofe dhe në vend të gjashtë, dhe pa Europën ku ishte mësuar të shfaqte futbollin më të mirë shqiptar të klubeve. Në bllokun e shënimeve të kryedonatorit Refik Halili ishin katër nga lojtarët më të mirë të Partizanit, nënkampionit të Shqipërisë: Gjergji Muzaka, Tefik Osmani, Bledar Devolli e Elis Bakaj, por vetëm tre prej tyre do të jenë kundër ish-skuadrës: Devolli (transferim i lirë), Osmani (i blerë 40 mijë euro) dhe Muzaka (që me 100 mijë eurot e paguar nga bardheblutë, vendosi edhe një shumë rekord në transferimet e brendshme). Pra, 140 mijë euro të paguara në “arkat” e kuqe për të mundur rivalin e përjetshëm, ndaj atij që ka bilancin e vetëm negativ. Kundër skuadrës prej së cilës është mundur plot 53 herë në 131 ballafaqimet e deritanishme historike. Për më tepër, që edhe sezonin e kaluar humbi dy herë, ku më e hidhura është ajo 1-4, pikërisht në ndeshjen e shtëpisë.
14 ditë përgatitje
Supersfida midis tyre ka 14 ditë që po përgatitet me të gjitha detajet nga të dyja kampet, edhe pse “Skënder Halili”, atje ku stërviten 23-herë kampionët ditët e fundit ka qenë i “izoluar” për shkak të “skemave” të Blazhes. Te Partizani nuk ekziston asnjë frikë. Lika është i hapur të pranojë edhe “spiunë” të bardhebluve. Të kuqtë në versionin “samba” kanë vetëm një synim. Të fitojnë me Tiranën. Kundër Muzakës, Devollit e Osmanit ata kanë lojtarë nga atdheu që magjeps botën e futbollit. Brazili. Roma, Bruno e Kastelani. Do të debutojnë kundër “kushërinjve të urryer”. Dhe dëshirojnë të shënojnë golin. Ashtu si bëri Zhunjor në barazimin e famshëm 3-3, më 11 dhjetor 2004. Xhani e ka thënë: “Feja ime është Partizani”. Dhe bosi i kuq kërkon të mposhtë jo vetëm Tiranën, por dhe ish-beniaminët e tij.
Sfidë shkollash futbolli
Madje më shumë se sportive e midis tifozerive bardheblu e të kuqe, ajo po shihet si një përplasje e pastër shkollash futbolli: kroate (Bllazh Slishkoviç) e shqiptare (Hasan Lika). Sezonin e kaluar, trajneri i Partizanit (ende pa një titull kampion si trajner) arriti të mposhtë dy herë Sulejman Memën (ish-trajner edhe me Partizanin. Madje fitorja 4-1 provokoi edhe vetëlargimin si sekretar i Klubit të Tiranës, të një emri të njohur bardheblu, Shkëlqim Muçës. Por, në përballjen kundër Slishkoviçit, trajnerit të katërt të huaj te Tirana në 10 vitet e fundit (pas hungarezit Temeshvari, boshnjakut Aliabdiç e italianit Menikini), tekniku i Partizanit do të jetë tribunë, pasi Lika u përjashtua nga gjyqtari Bardhyl Pashaj në takimin Partizani-Vllaznia. Gjithsesi, “armata” e kuqe i ka mësuar përmendësh udhëzimet e Hasanit, ashtu si Kombëtarja ato të Ari Hanit. “Derbet nuk përcaktohen nga pozitat e skuadrave, ndaj shpresoj që ecuria e ndeshjes të përcaktohet me atë që do të japim në fushën e lojës në harkun e 90 minutave”, - është shprehur Lika.
Goli i çmend të gjithë
Të fundit që kanë shënuar në derbin e 131-të nga Partizani kanë qenë Paulin Dhembi (tashmë te Vllaznia) e Elis Bakaj, ndërsa nga Tirana, Daniel Xhafaj (Klod Duro humbi penallti). Bakaj: “Unë do të doja ta përsërisnim një gjë të tillë, por këtë vit më duket shumë vështirë. Megjithatë do ta provojmë. E pranoj që nuk jemi favoritë, por ndonjëherë duke mos nisur kështu ke mundësi të bësh surpriza”. Te Partizani deri tani është shfaqur goleador Artan Karapici (dy gola në dy ndeshje), ndërsa te Tirana, vetëm Migen Memelli, në të vetmin gol të bardhebluve.
Tifozeritë, shfaqja e garantuar
Të dyja janë të etura. Në fund të fundit Tirana-Partizani nuk ka aspak “shije më të keqe” sesa një ndeshje ndërkombëtare. Madje mund të jetë edhe më shumë së Shqipëri-Maltë. Në “Qemal Stafa” ishin 11 mijë. Por, “Selman Stërmasi” është një impiant i vogël. Gjithsesi, është derbi më i shumëpritur. Spektakli kalon sa te fusha te shkallët. 40 golat plus diferencë që ka Partizani (190-150) rëndojnë shumë mbi shpatullat e “ultrasve bardheblu” e “Tirona fanatiksat” e Tiranës. Duhen të paktën 20 vjet të përmbysin shenjën minus me të kuqtë. Por deri atëherë lë të shijojmë golat e së dielës, qofshin bardheblu apo të kuq...
Duelet e mëdha kundër ish-ëve
Porta
Orges Shehi (Partizani) – Blendi Nallani (Tirana)
Mbrojtja
Rrahman Hallaçi (Partizani)-Gjergji Muzaka (Tirana)
Mesfusha
Artan Karapici (Partizani)-Bledar Devolli (Tirana)
Sulmi
Elis Bakaj (Partizani) – Tefik Osmani (Tirana)
Lojtarët në Kombëtare
Elis Bakaj (Partizani)
Ansi Agolli (Tirana)
Andi Lila (Tirana)
Ekipi Shpresa
Renato Malota (Partizani)
Erando Karabeci (Partizani)
DY KAPITENËT
PARTIZANI
Shehi: “Jemi përgatitur të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Tiranës. Ndërprerja e kampionatit e ka përmirësuar gjendjen e skuadrës”
TIRANA
Muka: “Skuadra e Tiranës ka një gjendje të mirë fizike dhe kjo na bën optimistë për një fitore në derbin me Partizanin. Kemi nevojë për tifozerinë”
Ishët deklarojnë
Osmani: “Tirana është aktualisht ekip më i mirë se Partizani. Ka kualitet, ka klas. Mua më vjen keq për Partizanin, por jemi të destinuar të fitojmë”
Muzaka: “Dua të shënoj, dua të nis aventurën me një gol me Tiranën. Kam emocione. Megjithatë, është e rëndësishme ta fitojmë këtë sfidë”
Devolli: “Në ndeshjen me Partizanin do të luajmë për fitore, pasi ky është objektivi ynë në çdo ndeshje. Dihet rëndësia që ka si për skuadrën, për klubin, ashtu edhe për tifozërinë”
SEZONI 2008-2009
Tirana
Bilanci në sezonin 2008-2009: 2 ndeshje, 4 pikë, vendi i 5-të. 1 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Gol. 1-0. Ndeshjet brenda: 0 ndeshje. Fitorja e fundit në shtëpi:
Java 1: Vllaznia-Tirana 0-0
Java 2: Teuta-Partizani 0-1
Partizani
Bilanci në sezonin 2008-2009: 2 ndeshje, 3 pikë, vendi i 8-të. 1 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Gol. 2-2. Ndeshjet jashtë: 1 ndeshje, 1 fitore. Fitorja e fundit jashtë: 14 gusht 2008, Lushnja-Partizani 0-1.
Java 1: Lushnja-Partizani 0-1
Java 2: Partizani-Vllaznia 1-2
TIRANA-PARTIZANI
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranë)
Bilanci: 131 ndeshje; 39 fitore Tirana, 39 barazime, 53 fitore Partizani. Golat: 150-190
Fitorja e fundit e Tiranës: 1-0, 09.05.2007
Barazimi i fundit: 0-0, 10.11.2007
Fitorja e fundit e Partizanit: 2-1, 26.04.2008
Sezoni i kaluar
Tirana-Partizani 0-0
Partizani-Tirana 4-1
Partizani-Tirana 2-1
Dhjetë ndeshjet e fundit
26.04.2008 Partizani-Tirana 2-1
01.03.2008 Tirana-Partizani 1-4
10.11.2007 Partizani-Tirana 0-0
09.05.2007 Tirana-Partizani 1-0
17.12.2006 Tirana-Partizani 3-2
29.09.2006 Partizani-Tirana 0–2
13.05.2006 Partizani-Tirana 2–2
19.03.2006 Tirana-Partizani 1-0
22.12.2005 Partizani-Tirana 1–0
29.10.2005 Tirana-Partizani 1–0
Bilanci në 10 ndeshjet: 5 fitore Tirana, 2 barazime, 3 fitore Partizani.
Bilanci që nga sezoni 1999-2000: 24 ndeshje; 16 fitore Tirana, 6 barazime, 5 fitore Partizani.
Ballë përballë
Kampionate
Tirana 23
Partizani 15
Kupa e Shqipërisë
Tirana 13
Partizani 15
Tituj në total
Tirana 36
Partizani 30
TIRANA-PARTIZANI
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Formacionet e mundshme
TIRANA: Nallbani, Lila, Dabulla, Osmani, Abraham, Peco, Muzaka, Agolli, Memelli, Xhafaj. Trajner: Bllazh Slishkoviç
PARTIZANI: Shehi, Hallaçi, Pinari, Tafaj, Gjyla, Kalari, Roma, Kastelani, Karapici, Bakaj, Bruno. Trajner: Hasan Lika.
Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranë)
23 kampionatet e Tiranës
1-1930, 2-1932, 5-1934, 6-1936, 7-1937, 27-1964/65, 28-1965/66, 30-1968, 31-1969, 43-1981/82, 46-1983/84, 49-1987/88, 50-1988/89, 56-1994/95, 57-1995/96, 58-1996/97, 60-1998/99, 61-1999/2000, 64-2002/03, 65-2003/04, 66-2004/05, 68-2006/07
15 kampionatet e Partizanit
10-1947, 11-1948, 12-1949, 17-1954, 20-1957, 21-1958, 22-1959, 24-1951, 25-1962/63, 26-1963/64, 32-1970/71, 40-1978/79, 42-1980/81, 48-1986/87, 54-1992/93
Java III, statistikat e përballjeve
TIRANA-PARTIZANI
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Gjyqtar: Ervis Peza (Tiranë)
Bilanci: 131 ndeshje; 39 fitore Tirana, 39 barazime, 53 fitore Partizani. Golat: 150-190
Fitorja e fundit e Tiranës: 1-0, 09.05.2007
Barazimi i fundit: 0-0, 10.11.2007
Fitorja e fundit e Partizanit: 2-1, 26.04.2008
SHKUMBINI-TEUTA
14.09.2008, ora 16:30
Fusha sportive e Peqinit
Gjyqtar: Albano Janku (Tiranë)
Bilanci: 35 ndeshje; 12 fitore Shkumbini, 7 barazime, 16 fitore Teuta. Golat: 37-41
Fitorja e fundit e Shkumbinit: 3-0, 03.05.2008
Barazimi i fundit: 1-1, 05.20.2007
Fitorja e fundit e Teutës: 1-0, 19.05.2007
BESA-DINAMO
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Besa”, Kavajë
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë)
Bilanci: 109 ndeshje; 20 fitore Besa, 25 barazime, 64 fitore Dinamo. Golat: 80-181
Fitorja e fundit e Besës: 2-0, 21.03.2007
Barazimi i fundit: 0-0, 20.10.2007
Fitorja e fundit e Dinamos: 2-0, 10.05.2008
ELBASANI-BYLIS
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”, Tiranë
Gjyqtar: Erion Dobi (Durrës)
Bilanci: 10 ndeshje; 4 fitore Elbasani, 1 barazim, 5 fitore Bylis. Golat: 16-12
Fitorja e fundit e Elbasanit: 6-1, 26.04.2003
Barazimi i fundit: 0-0, 21.03.1988
Fitorja e fundit e Bylisit: 1-0, 16.11.2002
LUSHNJA- FLAMURTARI
14.09.2008, ora 16:30
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Gjyqtar: Tanush Latifi (Gjirokastër)
Bilanci: 80 ndeshje; 23 fitore Lushnja, 26 barazime, 31 fitore Flamurtari. Golat: 77-105
Fitorja e fundit e Lushnjës: 6-1, 4-0, 22.02.2004
Barazimi i fundit: 2-2, 17.04.2004
Fitorja e fundit e Flamurtarit: 1-0, 16.02.2000
VLLAZNIA-APOLONIA
14.09.2008, ora 18:30
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Gjyqtar: Mentor Sopjani (Durrës)
Bilanci: 60 ndeshje; 36 fitore Vllaznia, 11 barazime, 13 fitore Apolonia. Golat: 136-57
Fitorja e fundit e Vllaznisë: 2-1, 12.05.2007
Barazimi i fundit: 1-1, 21.12.2002
Fitorja e fundit e Apolonisë: 2-1, 04.11.2006
RENDITJA SUPERLIGA
Java II
Skuadra P F B H Gol
1.Dinamo 4 1 1 0 3-1
2.Apolonia 4 1 1 0 2-0
3.Vllaznia 4 1 1 0 2-1
4.Tirana 4 1 1 0 1-0
5.Elbasani 4 1 1 0 1-0
6.Shkumbini 3 1 0 1 5-4
7.Besa 3 1 0 1 3-3
8.Partizani 3 1 0 1 2-2
9.Flamurtari 3 1 0 1 1-1
10.Teuta 1 0 1 1 0-1
11 Lushnja 0 0 0 2 0-3
12 Bylis 0 0 0 2 3-7
Golashënuesit nga Java I
Java I: 7 gola
Java II: 16 gola
TOTAL: 23 gola
2 gola: Kuli (Besa, 1 p), Plaku (Dinamo), Karapici (Partizani),
1 gol: Petriçeviç (Dinamo), Gjata (Shkumbini), Memelli (Tirana), Kapaj (Bylis), K.Dalipi (Bylis), Progri (Besa), Nora (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini), Ramazani (Shkumbini), Mustafai (Shkumbini), Nenaj (Bylis), Çaushaj (Flamurtari), Sinani (Vllaznia), Dhembi (Vllaznia), Asllani( Bylis), Dhrami (Bylis), Merxha (Elbasani)
Golashënuesit e huaj:
1 gol: Petriçeviç (Dinamo)
Gola me penallti:
1 gol: Kuli (Besa)
15 Shtator 2008