Tirana-Dinamo, perballje edhe e trajnerëve

Tekniku i bardhebluve, Slishkovic e hedh poshtë këtë ide dhe shprehet se kjo është vetëm një ndeshje mes dy skuadrave.
“Nuk mendoj se është një derbi mes nesh, por mes dy skuadrave. Pastaj edhe pse jemi dy kroat, ne kemi vizione të ndrshme për futbollin. Shpresoj që lojën përballë Milanit të bëjmë edhe kundër Dinamos, edhe pse shanset janë të barabarta. Kampionati është i gjatë dhe nuk do të jetë fundit edhe nëse e humbasim derbin”, tha Slishkovic.
Ndryshe nga Slishkovic mendon traineri i Dinamos, Dalic, i cili shprehet se skuadra fituese në derbi do të nxjerrë dhe trainerin më të mirë mes të dyve.
“Fituesi i derbit do të shpallë dhe trainerin fitues. Skuadra ime është e përqendruar në këtë sfidë kaq të rëndësishme. Shpresoj që të dalim në fituesit e derbit”, thotë Dalic.
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 7-të të Superligës mes Tiranës dhe Dinamos do të luhet të dielën në 18:00 në Stadiumin “Qemal Stafa”.