MotoGP, Pole Position për Daniel Pedrosa

Spanjolli, Daniel Pedrosa ka marrë Pole Position në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Malajzisë duke lënë prapa kampionin e botës, Valentino Rossi.
Deri në momentin e fundit italiani qëndronte në krye të klasifikimit me kohën më të shpejtë, por në minutat e fundit spanjolli i Hondës zyrtare regjistroi një kohë e cila ishte rreth gjysmë sekonde më e shpejtë se ajo e Rossi-t.
Kushtet klimaterike kanë ndikuar në këto prova. Edhe pse reshjet e shiut kishin pushuar pista nuk ishte plotësisht e thatë.
Në vendin e tretë në këto prova u rendit shoku i skuadrës së Rosit, Horge Lorenco duke polotësuar linjën e parë të nisjes.
Në linjën e dytë do të jenë Niki Heiden, Kolin Eduards dhe Andrea Doviciozo, ndërsa Kejsi Stoner me Dukati u rendit vetëm i shtati.