Tirana, KQZ numëron sot njësinë 8 dhe 9
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor vijon sot me numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara në njësitë bashkiake Nr 8 që i përket KZAZ-së Nr.52 dhe njësinë bashkiake Nr.9, të KZAZ-së Nr.53.
Vijon keshtu dita e peste e numerimit te votave ne KQZ, ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor per rishqyrtim te te gjitha kutive dhe numerim te votave te ‘gabuara’ te cilat nuk u perfshine ne tabelat e rezultatit paraprak.
Numërohen 7 njësi, Basha ruan avantazhin
TIRANE- Në ditën e katërt të zbatimit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hapurt kutitë e njësive 6 dhe 7, ku kandidati demokrat, Lulzim Basha vazhdon të mbajë avantazhin kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.
Nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara, Basha ruan një avanatzh prej 71 votash.
Në tota gjatë ditës së sotme, Basha mori 40 vota kundrejt 50 votave të marra nga Rama.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vijojë procesin e hapjes së kutive dhe kqyrjes së votave të hedhura në kutitë e gabuara, ditën e nesërme në mbledhjen e orës 10:00, me njëistë 8 dhe 9.
Pas mbylljes së numërimit edhe për njësinë shtatë, tashme KQZ-së I mbetet për të hapur edhe kutitë e katër njësive të mbetura, 8, 9, 10 dhe 11-të.
Mbledhja e djeshme
Si edhe nje dite me pare, mbledhja e paradites eshte shoqeruar me debate te shumta per kodet e sigurisë, për të cilat përfaqësuesit e PS-së kanë pretendime se ka mospërputhje të dukshme dhe të shpeshtë, ndërsa gjatë numërimit të njësisë 7, procesi shkoi normalisht.
Në fokus të debateve të ditës ishte kodi i pestë, për të cilin përfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se per kete nuk ka asnje shqetesim. Sipas tij, me nje kod te tile nuk kane pasur fare pune numeruesit dhe si e tille, edhe ndonje mosperputhje nuk cenon integritetin.