Topi-Sekui Te respektohen institucionet kushtetuese
Presidenti i Republikës, Topi zhvilloi një takim pune me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, ku shprehen shqetësimin e përbashkët për tejzgjatjen e përfundimit të procesit zgjedhor.
Ata theksuan dhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të institucioneve kushtetuese.
Presidenti Topi, pasi vlerësoi deklaratat e fundit të Baroneshës Eshton, komisionerit për Zgjerim, Fyle dhe konkluzionet e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ndau me ambasadorin Sekui të njëjtin qëndrim të palëkundur se: “në këtë situatë, është e domosdoshme nisja e menjëhershme e dialogut politik mes palëve dhe rivendosja e bashkëpunimit produktiv institucional”.
Ambasadori Sekui vuri në dukje faktin se “Evropa e Bashkuar është e ndërtuar mbi bazën e institucioneve, prandaj për të është shumë e rëndësishme që të respektohen institucionet e pavarura kushtetuese”.
Ndërsa sipas presidentit vetëm zgjidhjet institucionale, përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura në vend, do t’u shërbente interesave të qytetarëve shqiptarë dhe aspiratës së tyre për një të ardhme sa më të afërme në familjen evropiane.