E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, KQZ shpall fitues Bashën me +93 vota

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot fitues të zgjedhjeve vendore të 8 majit për bashkinë e Tiranës, kandidatin e Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha  me 93 vota më shumë nga kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.

Me shumicë të thjeshtë,  4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi projekt aktin që shpalli fitues të zgjedhjeve te 8 majit kandidatin demokrat, Lulzim Basha.

Në bazë të vendimit të KQZ-së, pas përfshirjes në tabelat përmbledhëse edhe të votave të kontestuara apo të hedhura në kutinë e gabuar, Edi Rama ka marrë 124 947 vota , kundrejt 125 042 votave të marra nga Lulzim Basha.

Miratimi i projekt aktit zgjati për më shumë se katër orë, dhe u shoqërua me debate nga të gjitha palët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›