Aleanca Kuq e Zi mbërrin në Shkup
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Në takim kanë marrë pjesë qindra qytetarë shqiptarë, të cilët kanë pranuar që të regjistrohen në këtë Aleancë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha gjatë fjalës së tij se ndasitë politike e rrënojnë identitetin, dhe se interest kombëtare duhet të qëndrojnë mbi ato partiake.
Gjatë këtij takimi ka qenë të pranishëm edhe akademiku Ali Aliu nga Shkupi dhe shkrimtarët e studiuesit e letërsisë, Salajdin Saliu e Fatmir Sulejmani nga Tetova, të cilët kanë mbajtur një fjalim.