E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, Lonçareviç: Vendos pas Dinamos64-vjeçari Lonçareviç me Tiranën ka këtë bilanc në kampionat: 5 ndeshje, 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Publikoje ne:

Tirana nuk i ka bërë një nisje të mirë sezonit aktual: 2 humbje në vetëm 5 ndeshje. Trajneri kroat Ilija Lonçareviç pranon se skuadra e tij po vuan krizën e rezultateve.

24-herë kampionët humbën javën e fundit me Apoloninë 2-0.
Lonçareviç: “Nuk kemi probleme fizike, por kemi mungesa titullarësh”

Takimet e radhës janë ato me Kastriotin e Dinamon, ku bardheblutë synojnë korrigjimin. 64-vjeçari: “Në rast se në dy ndeshjet e radhës do të mungojnë rezultatet, unë do të ulem për të reflektuar për të ardhmen time”.

64-vjeçari Lonçareviç me Tiranën ka këtë bilanc në kampionat: 5 ndeshje, 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Gjithsesi, edhe pse dështoi në Ligën e Kampioneve (u eliminua nga Stabeek), Lonçareviç ka fituar me bardheblutë Superkupën e Shqipërisë (2009) dhe kupën simbolike “Kujtim Majaci”

RENDITJA, JAVA 5
1     Dinamo     5     13
2     Besa     5     13
3     Skenderbeu     5     9
4     Apolonia     5     9
5     Teuta     5     9
6     Tirana     5     7
7     Gramozi     5     5
8     Laci     5     5
9     Vllaznia     5     4
10     Shkumbini     5     4
11     Kastrioti     5     4
12     Flamurtari     5     3

  E Merkure, 30 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›