E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana-Partizani në RTSH, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në derbi

Janë publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosë drejtësi në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, që do të transmetohet drejpërdrejt në RTSH Sport prej orës 20:00.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj supersfide, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij.

Florjan Lata do të jetë arbitri i katërt, në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR do të jetë Emanuela Rusta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›