“Tirana Slush’D”, frymë të re dhe një vizion të qartë për të ardhmen e inovacionit shqiptar

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ “Tirana Slush’D” titullohet aktiviteti i kushtuar inovacionit dhe start-up-eve që u zhvillua në kryeqytet.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se “ky aktivitet solli një frymë të re dhe një vizion të qartë për të ardhmen e inovacionit shqiptar. Nga ky event dolën tre fitues: Bliss, Skaitech dhe Patoko. Më datë 20-21 nëntor, dy prej tyre do të përfaqësojnë Shqipërinë në konferencën prestigjioze Slush në Finlandë, në mesin e mijëra investitorëve dhe start-up-eve nga mbarë bota”.
Boralda Minaj, një prej organizatoreve të “Tirana Slush’D”, në videon e publikuar nga ministri Gonxhja shprehet se “ky event erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe mblodhi bashkë të gjithë investitorët, start-up, sipërmarrës etj.”.
“Në Finlandë në 20 dhe 21 nëntor do të mblidhen rreth 13 mijë investitorë nga të gjitha vendet e botës si dhe 5500 start-up ku do të jenë edhe dy start-up tona fituese Bliss dhe Patoko. Besoj se nëpërmjet këtij eventi të kemi një sjellë një frymë të re për sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipërinë si dhe të kemi hapur dyer të reja për network dhe bashkëpunime ndërkombëtare”, tha Minaj.
/k.s/a.f/r.e/