Sherr me thika në një gjimnaz në Lezhë, plagosen 6 të rinj
Disa të rinj janë përfshirë në një sherr masiv brenda oborrit të një gjimnazi në Lezhë, ku janë përdorur edhe thikat. Për pasojë, gjshte prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se nje prej te plagosurve eshte punonjes policie.
Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë të rinjtë nxënës drejt kësaj zënke masive, ndërsa policia tashmë ka nisur hetimet.
Përdorimi i armëve të ftohta nëpër shkolla është kthyer në një problem në Shqipëri, pasi kanë ndodhur një sërë rastesh të tilla.