E Diel, 1 Nëntor 2026

Gallas do të fitojë kontratë të re

Ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, do të shpërblehet pas paraqitjeve të mira në këtë fillim sezoni dhe atij do t'i ofrohet kontratë e re nga klubi anglez.
Sipas Sunday Mirror, 32-vjeçari francez ka edhe dhjetë muaj nga kontrata e tij aktuale dhe mund të largohet nga klubi si transferim i lirë në muajin qershor.
Por menaxheri Arsene Wenger ka qenë tepër i impresionuar me formën e Gallas gjatë 12 muajve të fundit dhe dëshiron që ai të luajë së paku edhe një sezon tjetër.
Gallas ka shijuar një rikthim të formës që kur e humbi shiritin e kapitenit 18 muaj më pas, pasi publikisht kritikoi bashkëlojtarët e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›