E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e pushtuar nga festa

Të veshur kuqezi apo me kostume kombëtare, qindra qytetarë kanë festuar në rrugët e kryeqytetit 100-vjetorin e Pavarësisë.

Atmosfera festive ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Thuajse të pushtuara nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja apo fëmijë të pikturuar kuq e zi kanë qenë sheshi 'Skënderbej', rruga përgjatë 'Bulevardit Dëshmorët e Kombit' dhe sheshi 'Nënë Tereza'.

Për të qenë pjesë e festës së madhe të Tiranës, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kryeqyteti ka mbledhur qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, Kosova, Maqedonia dhe Mali 100-VjetoriSkandal me ndarjen e tortës së PavarësisëFlamuri shqiptar në AkropolNjë vështrim mbi Shqipërinë i Zi.  

Te jesh pjese e nje jubile te tille te jepet fati vetem njehere ndaj dhe te gjithe ndjehen te kenaqur qe jane pjese e 100-vjetorit te Pavaresise. Te gjithe ndjehen te pershkuar nga nje lloj entuziazmi dhe euforie, ku pa dyshim sundojne dozat e krenarise kombetare.   
    100-Vjetori
Skandal me ndarjen e tortës së Pavarësisë
Flamuri shqiptar në Akropol
Një vështrim mbi Shqipërinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›