Tirana feston nesër Ditën e Verës
TIRANË- Kryeqyteti i Shqipërisë do të festojë nesër Ditën e Verës me një sërë aktivitetesh kulturore-artistike dhe argëtuese që do të organizohen në disa zona të qytetit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, lulishtja e Vëllezërve Frashëri, parku “Rinia” dhe Parku i Madh i Liqenit do të jenë sheshet dhe vendet ku do të zhvillohen festimet për ardhjen e stinës së ngrohtë.
Ansambli Tirana do të japë në orën 11:00 një koncert mbi urën e madhe të Lanës në bulevard, ndërsa aktivitete të tjera do të ketë edhe në sheshin “Nënë Tereza”. Grupet me kllounë, akrobatë dhe personazhe te njohura të botës artistike do të performojnë në lulishten “Rinia” nga ora 10:30 – 11:30.
Po kështu nga ora 10:00 deri në 14:00 stilistët dhe shkollat e modës së Tiranës do të zhvillojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sfilatat e tyre, kurse parukierët aktivitetet e tyre.
Një panair lulesh do të jetë i hapur gjithashtu nga ora 10:00 – 15:00 në bulevard, pranë Kullave Binjake.
Orkestra Frymore e Qytetit, Ansambli Tirana, këngëtarë të muzikës së lehtë popullore, Cirku, grupe fëmijësh dhe shumë grupe të tjera artistike do të performojnë për publikun kryeqytetit që do të festojë këtë traditë të hershme që simbolizon ardhjen e verës.
Dita e Verës ka origjinë të lashtë dhe konsiderohet si festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e Elbasanit. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë Dita e Verës është kthyer në një festë kombëtare ku shenja dalluese e saj është gatimi i ballokumeve.
(d.b/BalkanWeb)