E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nafta pasuri e qytetarëve qeveria të përgjigjet

TIRANE-Pas arrestimeve këto ditë të mbi 10 personave për kontrabandë nafte në vendin tonë, Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se merret me trafik të naftës në vend ndaj nuk reagon për cmimet në rritje të karburantit. PS kërkoi që qeveria për përgjigjet për kontrabandën që kryhet në vend, pasi sipas selisë rozë, është qeveria që kontrollon naftën në vend.

I pari në një konferencë për shtyp ishte sekretari i Këshillit Ekonomik Ervin Bushati.
“Për kë punon kjo qeveri, ndërsa merret me trafik nafte brenda vendit dhe nuk merret me çmimet e karburanteve që kanë vajtur në qiell”.
Sipas Bushatit, qeveria fsheh të vërtetën për rritjen e çmimeve të ushqimeve në treg pasi interesi I saj nuk është qytetari, port ë punojë për vete.

“Sepse kjo qeveri nuk punon më për shqiptarët, por punon për vete. Është koha të hapen letrat në mënyrë që qytetarët të shohin të vërtetën përtej “ylberit ekonomik” të kryeministrit, sajuar përditë në farsa televizive.

Bushati theksoi se vetëm kështu shqiptarët mund të gjykojnë vet nëse qeveria punon për popullin apo Qeveria punon për qeveritarët.
“Për kë punon kjo qeveri? Ndërsa fabrikon statistika për rritje të çmimeve të ushqimeve në treg me vetëm 5 lekë në 100, edhe atëherë kur Organizata Kombeve të Bashkuara për Ushqimet (FAO), Banka Botërore dhe çdo index ndërkombëtar tregon që çmimet e ushqimeve janë rritur të paktën 4-5 herë më shumë sa kaq në një vit?. Për kë punon kjo qeveri, ndërsa merret me privatizime në favor të interesave që janë ulur në prehrin e saj, dhe nuk nuk i intereson papunësia e frikshme e të rinjve shqiptarë? Asnjë rast i vetëm privatizimi a investime strategjik prej ‘1 Euro” nuk ka punësuar ndonjë numër të konsiderueshëm shqiptarësh”, theksoi Bushati.

Më tej ishte zëvëndëskryetari igrupit parlamentar të PS, Erjon Brace që në një konferencë për shtyp nga selia rozë kërkoi sot nga qeveria të përgjigjet për kontrabandën e naftës.
“Nafta pasuri e qytetareve, kerkojme pergjigje nga qeveria per kontrabanden e naftes”, theksoi Brace.

Nderkohe nen akuzen per kontrabande nafte, pas prangosjes të Premten së katër biznesmenëve, doganorëve e tatimorëve, të shtunën me urdhër të njësisë së specializuar Task-forcë është prangosur dhe Gazmend Serjanaj, shofer pranë kompanisë ‘Fisheku’ sha, i cili dyshohet të jetë një nga personat që bënte transportin e naftës ‘virgine’, e cila në fakt deklarohej si e eksportuar. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga prokuroria e Përgjithshme, ndërsa bëhet e ditur se në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, konkretisht Fadil Abdurrahmani dhe Bledar Rama,të dy shoferë që merreshin me transportin e naftës së papërpunuar. Të hënën pritet, që të dyshuarit të mbërrijnë në gjykatën e Tiranës për tu njohur me akuzat e rënda dhe masën e sigurisë që është marrë në mungesë ndaj tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›