Tirana gdhihet me reshje debore

Tirana është gdhirë sot me reshje dëbore, të cilat kanë zbardhur rrugët e kryeqytetit.
Fillimisht ato nuk kanë qenë shumë të dendura, por rreth orës 07:30 flokët e bardha kanë filluar të bëhen më intensive.
Për momentin reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, por autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes.
Reshje dëbore në Tiranë pati edhe të martën, por për shkak të intensitetit të ulët u shkrinë shpejt.