Tirana heq keq, Vllaznia goleade

Ashtu sic edhe pritej, takimit e kthimit te Kupes se Shqiperise nuk kane sjelle asgje te vecante, duke konfirmuar ciftin logjik te finales qe pas dy ndeshjeve te para te luajtura ne Shkoder dhe ne Elbasan, ku Vllaznia triumfoi 4-0 dhe Tirana 3-0. Megjithate, ndeshjet e kthimit sollen serish nje ndjenje gare, te pakten ne sfiden e "Selman Stermasit", ku Elbasani e frikesoi jo pak Tiranen.
Elbasani largohet me nder
Fitorja 3-0 i pati dhene shume qetesi skuadres se Tiranes. Asnje ne kampin bardheblu nuk mendonte se perpara do te kishte nje Elbasan kaq te motivuar, qe per pak mund t'i kishte shkaterruar endrrat e kampioneve. Gjithcka nis pas minutes se 43-te te takimit, kur Fjodor Xhafa, nje ish-bardheblu, hap serine e golave dhe deshiren elbasanase per te kthyer shifrat e humbjes se pare. Pas pushimit vjen menjehere goli i barazimit per Tiranen. I zakonshmi Klodian Duro kthen me ftohtesi ne gol nje penallti ne minuten e 48-te te takimit. Barazimi sjell qetesi te tepruar te bardhblute, qe fillojne te mendojne per derbin me Partizanin, por harrojne kundershtarin qe kane perballe. Avantazhi verdheblu vjen nga kembet e Adrian Nuhiut ne minuten e 68-te. Duket se per Elbasanin nuk ka me shanse, por per t'ua kthyer ne ferr minutat e fundit te takimit bardhebluve ka menduar serish Fjodor Xhafa qe ne minuten e 90-te e con ne tre numrin e golave. Verdheblute hidhen te gjithe perpara ne kerkim te golit te katert, por ai nuk vjen dhe Tirana kalon ne finale.
Dinamo masakrohet prape
Sikur te mos mjaftonte humbja shpartalluese ne "Loro Borici", Dinamo ka marre nje tjeter shuplake te rende edhe ne Shijak. Kesaj here ata jane vetendeshkuar nga dy autogola te shenuar nga nje lojtar pa pervoje si Bejtja, element i skuadrave zinxhir blu, dhe nga goli i Jusufit ne minutat e fundit te krejt takimit. Vllaznia kalon keshtu ne finalen e 11-te te historise se saj duke lene pas shpine Dinamon, ekipin e dyte me me shume trofe te Kupes se Shqiperise.
TIRANA-Elbasani 1-3 (3-0)
Shenues: Duro 48' (p)/ F.Xhafa 43', 90', Adr Nuhiu 68'
Dinamo-VLLAZNIA 0-3 (0-4)
Shenues: Bejtja 23', 81, Jusufi 89'