E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: pakti PD-PS, padi ne Kushtetuese

Partite e vogla politike po planifikojne te ankohen ne Gjykate Kushtetuese kunder miratimit ne Kuvend te ndryshimit te Kushtetutes dhe reformes zgjedhore. Sinjalin e dha dje ne Elbasan, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, se po pergatitet mbledhja e firmave qe te pengohet ne rruge ligjore, ate qe ai e quan pakt Rama-Berisha. "Do te shikojme te gjitha rruget e tjera ligjore e procedurale, sot, neser e kurdo. Nuk eshte thjesht problemi zgjedhor. Me ate qe ka ndodhur, problemi me i madh ne kete vend mbetet Kushtetuta", tha dje Meta. Ne kete levizje te stisur nga partite e vogla, qe mbeten te pakenaqura nga miratimi ne Kuvend i ndryshimeve kushtetuese, pritet te bashkohen te majte e te djathte. Pervec anetareve te forcave te vogla politike, ne listen e firmetareve qe do te ankohen ne gjykate, pritet te renditen dhe rebelet e PD-se qe kerkuan qe Presidenti te zgjidhet nga populli. Por edhe deputete te tjere qe shprehen pakenaqesite hapur ne Kuvend, si Spartak Ngjela apo Petro Koci. Ndersa Meta premtoi se levizjet kunder paktit Rama-Berisha nuk do te mbeten me kaq. Perkundrazi, ai paralajmeroi protesta mbarepopullore ne mbrojtje te Kushtetutes. "Ne do te tregojme se republika e Sali-Rames eshte ne minorance dhe qe nuk eshte republike qe mbeshtetet nga populli. Me pas do te kerkojme solidarizim te te gjithe qytetareve qe jane te indinjuar nga kjo qe ka ndodhur qe ofron pasiguri jo vetem per institucionet kushtetuese dhe pavaresine e tyre dhe te drejtat e cdo qytetari", tha Meta nga Elbasani, ku ndodhej per takimin e zhvilluar per rritjen e rolit te Kuvendit e komunitetit per integrimin ne BE. Meta beri thirrje mbarepopullore per te mbrojtur Kushtetuten, qe, sipas tij, ka rene si pasoje e pucit Berisha-Rama. "Puci me i fundit i realizuar ne Kuvendin e Shqiperise nga dyshja Berisha-Rama qe sfidoi dhe dhunoi Kushtetuten e Shqiperise te votuar ne nje referendum mbarepopullor, u krye jo vetem ne menyre antidemokratike, por edhe teresisht korruptive", akuzoi kreu i LSI-se. Sipas tij, ky puc do te marre pergjigjen e merituar mbarepopullore, sepse ne nuk mund te pajtohemi me voten teresisht te manipuluar dhe nen presion te 115 deputeteve ku eshte dhunuar vota e 2 milione shqiptareve. Meta e quajti turp dhe njolle te madhe ne historine e parlamentarizmit, pucin e bere nga Rama dhe Berisha.

Braho, iniciator i firmave per referendum

Partia Levizja Socialiste per Integrim eshte angazhuar e tera ne perpjekjet per rrezimin e paketes qe u miratua ne Kuvend per ndryshimet kushtetuese. Nje prej deputeteve te kesaj partie, Spartak Braho, menjehere pas votimit ne Kuvend nisi mbledhjen e firmave per zhvillimin e nje referendumi popullor me synimin qe te vendose per ndryshimet kushtetuese. Me argumentin se Kushtetuta eshte bere nga populli dhe ndryshimet ne te duhet te behen po me referendum popullor. Pas kesaj levizjeje, synohet te nisin dhe protesta masive ne te gjithe vendin. Nderkohe qe paketa do te ankimohet dhe ne Gjykate Kushtetuese.

Reagimi/ PS:Meta lufton per karrige

Per seline roze reagimet e ashpra dhe thirrjet e Ilir Metes per protesta nuk jane gje tjeter vetem se lufte per karrige. Menjehere pas reagimit te kreut te LSI-se, Meta, se do te padise ne Gjykate Kushtetuese vendimin per ndryshimin e kushtetutes dhe do nise protestat, socialisti Taulant Balla tha se levizjet behen vetem per karrige. "LSI kerkon te zhvilloje protesta vetem per karrigen e Ilir Metes. Lufta qe po ben Meta eshte vetem per karrigen e tij, jo per interesat e shqiptareve", tha Balla. Sipas tij, mbeshtetja ndaj Metes, nuk do te sillte asgje tjeter, vecse oksigjen per Kryeministrin Sali Berisha ne pushtet. Balla kritikoi se prej kohesh Meta ka mbetur peng i mllefit anti Partise Socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›