E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana i kthehetfitores Elbasanine krize totale

TIRANE- Ekipi i Tiranaesi eshte rikthyer fitores duke lene pas polemikat qe i kishin perfshire pas humbjes 0-2 me Vllaznine. Ndaj Elbasanit ne nje ndeshje klasike te kampionatit bardheblute kane triumfuar 3-1 duke bere nje paraqitje mjaft te mire edhe pse perballe kishin nje kundershtar qe duket ne krize te plote rezultatesh e me gjere. Takimi i djeshem ka qene me shume ritem edhe pse ne stadium kishte shume pak tifoze per ta ndjekur. Ne fund fale nje dopiete te Pero Pejic dhe golit te talentit te ri Morina Tirana arriti te marre 3 piket. Nderkohe Elbasanit nuk i mjaftoi goli i Endri Dalipit kur rezultati ishte 2-0 pasi pesoi humbjen e radhes ne kampionat. Gjithsesi verdheblute treguan se jane nje ekip jo aq i keq sa pozicioni qe kane ne tabelen e renditjes pasi kur ndeshja ishte 0-0 ishin shume prane kalimit ne avantazh. Por problemet financiare qe ka kjo skuader kane bere qe gjithcka te shkoje per keq ne nje prej skuadrave me me tradite ne Superlige. Humbja e djeshme e largon akoma me shume Elbasanin me zonen e plejautit nderkohe qe shenjat per tu permiresuar dicka nuk duken aspak te mira.
Deklaratat
Trajneri i Tiranes Nevil Dede ka qene i kenaqur me fitoren e djeshme ndaj Elbasanit qe ne njefare menyre e ben me te sigurt edhe stolin e tij. Ne fakt bardheblute vuajten vetem sa te gjenin golin e avantazhit me pas gjithcka shkoi qetesisht drejt fitores. Natyrisht qe jam i kenaqur me kete fitore sepse gjerat e mira behen ngadale - u shpreh Dede pas ndeshjes. - Kishim shume presion perpara kesaj sfide por arritem te fitonim dhe tani shpresoj te vazhdojme keshtu. Nderkohe qetesi totale ne kampin e Elbasanit ku kriza duket totale. Shefi i klubit Aetin Kovaci pranoi per Gazeten Shqiptare se ne kushte te tilla ekipi nuk ka cfare te beje me. Dihet nga te gjithe qe kjo nuk eshte me nje ceshtje sportive. Futbollistet jane te papaguar dhe motivimi kuptohet lehte sesi eshte ne te tilla raste. Tani u takon aksionereve ta zgjidhin kete problem tha Kovaci. Nderkohe ai rikonfirmoi ne krye te ekipit Krenar Alimehmetin. Nuk eshte aspak faji i trajnerit per keto rezultate keshtu qe nuk ka asnje diskutim per pankinen u shpreh shefi i klubit verdheblu.
Skenderbeu
Pas sfides se dyshimte me Dinamon Skenderbeu ka arritur te triumfoje edhe ndaj Beses se Kavajes kete here ne shifrat 4-0. Takimi i zhvilluar dje ne oren 16.00 ne Korce u luajt thuajse me nje porte edhe pse shifrat mund te konsiderohen disi te ekzagjeruara. Fitorja e ngjit Skenderbeun ne kuoten e 25 pikeve po aq sa Flamurtari por vlonjatet kane sot nje ndeshje teper te rendesishme ndaj Dinamos. Persa i perket sfides me Besen ajo u zhbllokua ne fundin e pjeses se pare nga nje autogol i Akil Jakupit. Me pas kavajasit thuajse nuk ekzistuan me ne fushen e lojes ndersa u hodhen ne sulm dhe lane shume hapesira mbrapa. Nje gje e tille i dha mundesi Skenderbeut te perfitonte duke shenuar plot kater here. Ne fraksionin e dyte Mlladen Berkic shenoi nje dopiete ndersa llogarite jane mbyllur nga kroati Jolic nje nga zbulimet e ketij sezoni ne Superlige.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›