E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali ben harakiri Totenhemi triumf ne derbi

LONDER-Veshtire qe tifozet e Totenhemit por edhe ata te Arsenalit te harrojne nje derbi te tille. Perballja e djeshme e dy skuadrave londineze ne Emirates Stadium ka qene nje cudi e vertete. Arsenali kryesonte 2-0 deri ne minuten e 50-te por ne fund shifrat ishin 2-3 per Gjelat e drejtuar nga Herri Redknap. Nje ndeshje e cmendur nje derbi qe eshte fituar nga Totenhemi fale nje pjese te dyte te jashtezakonshme. Ne fakt dukej se gjithcka ishte mbyllur ne fund te pjeses se pare kur Topcinjte realizuan dy here. Ne fillim ishte Nasri qe realizoi pasi shmangu edhe portierin Gomesh duke e derguar topin ne rrjete nga nje pozicion thuajse i pamundur. Minuta e 27-te sjell dyfishimin e Arsenalit me autor Maruan Shamak qe devijon ne rrjete nje kros nga e majta. U duk cdo gje e perfunduar madje skuadra e Venger mund te kishte realizuar edhe golin e trete me Shamak dhe Fabregas por ne te dy rastet ata jane treguar naive. E nderkohe pjesa e dyte eshte luajtur nen ritmin e Spersave. Ne fillim ishte Garet Bejl qe realizoi golin qe rihapi ndeshjen ndersa ne minuten e 67-te nje goditje denimi e Van der Vart prodhon nje penallti per Totenhemin. Fabregas i vendosur ne mur e prek topin dukshem dhe holandezi shenon vete nga pika e bardhe. 5 minuta para fundit Kabul shenon edhe golin e trete pas nje krosi te Van der Vart. Derbi u mbyll me nje Venger te terbuar ne pankine dhe me Spersat qe festuan ne menyre legjitime.
Fundoset Celsi
Qe Celsi nuk po kalon nje moment te mire kjo u kuptua nga disfata 0-3 me Sanderlendin por qe blute te benin dy humbje radhazi ndaj skuadrave te dores se dyte kjo eshte nje gje e re per ta. Skuadra e Ancelotit eshte mundur 1-0 nga Birmingami ne nje ndeshje ku ata kane qene serish nen ritmin e zakonshem. Vendasve u ka mjaftuar nje gol i veteranit Li Bojer ne minuten e 17-te per te marre 3 piket dhe per te lene zonen e ftohte ndersa kampionet e Anglise tashme nuk duken nje skuader aq e pathyeshme. Dy humbje radhazi per ekipin e Ancelotit qe i ka veshtiresuar se tepermi gjerat ne kampionat.
Mancesteri i frikshem
Ndersa Celsi e Arsenal kane gabuar nuk e ka bere nje gje te tille Mancester Junajtid qe ka mposhtur lehtesisht ne shtepi Uiganin. Fitorja e djeshme i ka ngjitur Djajte e Kuq ne kuoten e 28 pikeve ne klasifikim duke arritur Celsin. Pjesa e pare e takimit te djeshem nuk ka qene aq e lehte pasi miqte jane mbrojtur mire. Por kjo deri ne minuten e 45-te kur Patris Evra kaloi skuadren e Ferguson ne avantazh. Gjerat u bene me te lehta ne pjesen e dyte pasi Alkaraz dhe Rodalega lane Uiganin me 9 vete. Cdo gje me pas u kthye ne ndeshje kontrolli ndersa 13 minuta para fundit Mancesteri shenoi golin e dyte me Hernandez.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›