E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, kryeqyteti pa stacion të autobuzave interurban

Tirana është kryeqyteti i vetëm në botë që nuk ka një stacion qëndror për autobuzat e linjave ndërqytetase. Pavarësisht se transporti interurban është nyja që lidh gjithë qytetet e vendit, te ne funksionon në mënyrën më të cuditshme. Dy linja qytetesh të ndryshme vështirë se mund t'i gjesh në një pikë stacioni. Autobuzat dhe furgonat që hyjnë në Tiranë, qëndrojnë kuturu, ku të munden. E ky nuk është problemi vetëm i drejtuesve të mjeteve, por edhe vetë qytetarëve, të cilët do t'i kishin më të thjeshta lëvizjet e tyre, nëse gjithë linjat e udhëtarëve pavarësisht destinacionit, do të qendronin në një pikë të vetme. Mjetet e transportit që shërbejnë për lëvizjen e qyetarëve në destiacione të ndryshme të Shqipërisë, qëndrojnë në Tiranë të shpërndarë në disa zona dhe pasagjerët janë të painformuar për lëvizjet, oraret dhe vendqëndrimin e tyre. Zgjidhja kushton shumë pak, një truall pallati i sakrifikuar për ndërtimin e një stacioni ndërurban.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›