Tirana merr tri pike dhe rrogat ne tunel
Themi dyfish pasi vec tri pikeve te arta qe e lancojne skuadren e Nevil Dedes drejt kreut te renditjes lojtaret kane marre edhe rrogat e prapambetura direkt pas 90 minutave te ndjeshme. Presidenti-donator Refik Halili ka zbritur menjehere ne dhomat e zhveshjes se ekipit duke u dhene zarfet lojtareve si njelloj shperblimi per grinten dhe shpirtin e gares ne perballjen me vlonjatet. Kujtojme se lojtaret e Tiranes nuk paguheshin qe prej muajit gusht nderkohe qe nje pjese e tyre 5-6 te tille kryesisht te huajt kane marre si parapagim nje shume te konsiderueshme te kontrates se tyre sezonale me klubin bardheblu.
Ndeshja - Nen nje atmosfere te zjarrte ku nuk mungonin edhe shume tifoze nga Vlora nisi takimi me i rendesishem i javes se 13-te te Superiores. Te Tirana ne fushe nga minuta e pare zbret Devi Muka ndersa te Flamurtari eshte pak a shume i njejti formacion qe ka fituar ne tri
ndeshjet e fundit Skenderbeu Elbasani Dinamo. Gjykon nderkombetari elbasanas Enea Jorgji disa vendime te te cilit do te kontestohen ne fund nga trajneri i Tiranes Nevil Dede. Ne fakt bardheblute jane me kerkues kjo edhe per faktin se nje barazim ose humbje per ta do tu thoshte lamtumire pretendimeve per titull. Keshtu si Pejic dhe Plaku kane rastet e tyre por do te ishte kroati ai qe edhe per gafe te mbrojtesit Brahja do te kalonte Tiranen ne avantazh. Pjesa e pare mbyllet me pak nervozizem dhe me tri kartone te verdhe te nxjerre nga arbitri.
Golat - Pjesa e dyte nis disi me ndryshe per miqte nga Vlora te cilet kurrsesi nuk mund te pajtoheshin me humbjen. Daniel Xhafa eshte nder me te levizshmit ne fushen e lojes por edhe te Flamurtari goli vjen nga nje goditje standarde. Nga kendi Ahmataj hedh nje top ne zone i cili shfrytezohet me shume intuite nga Xhafa. Sulmuesi i cmarkohet Dushkut dhe gjuan me koke ne kendin me te larget duke barazuar. Tirana shokohet por vazhdon gjithsesi te kerkoje golin e fitores. Plaku ben shperdarakun aq sa edhe mbare stadiumi nis e therret zevendesimin e tij. Nuk ben me mire Pejic i cili behet teper egoist duke menduar me se shumti per te shenuar ai vete sesa per ti pasur Plakut i ndodhur i lire ne zonen e rreptesise. Dede nga tribuna eshte i shqetesuar dhe nis nga zevendesimet. Morina dhe Zizovic hyjne ne fushe duke e shtuar me shume freskine. Ne minuten e fundit eshte boshnjaku ai qe jep nje kros ne zone per Plakun i cili me ne fund shenon. Nuk ka me kohe dhe pas dy minutash te tjera vjen vershellima e fundit e arbitrit.
Tirana-Flamurtari 2-1
Shenues Pejic 24 Plaku 90-1/ D.Xhafa 57
Kartone te verdhe Lila Lilaj Karabeci Muka/ Devolli Brahja
Gjyqtare Enea Jorgji/ R.Avdo dhe E.Zhuri
Tirana I.Lika Gvozdenovic Sina Dushku Osmani Lila S.Lilaj Karabeci Zizovic 85 Muka Morina 80 Plaku Hajdari 90-2 Pejic. Trajner Nevil Dede
Flamurtari M.Spaho Grami Begaj 40 Brahja Veliu Sakaj Progni Kuqi 46 Devolli Lena Ahmataj Bajevski Shehaj 73 D.Xhafa. Trajner Gugash Magani
Deklarata
Nevil Dede trajner i Tiranes Fitorja ishte rezultati me i drejte per kete ndeshje. Plaku Besova tek ai nuk e zevendesova. E dija qe ne nje ndeshje te tille do te shenonte. Sigurisht humbi disa raste por ne fund shenoi golin tripikesh.
Gugash Magani trajner i Flamurtarit Ishte nje ndeshje korrekte dhe mjaft e mire. Ne kishim ardhur per te marre rezultat packa se kishin 3-4 mungesa te rendesishme ku nder to do te vecoja Roshin. Gjithsesi ishte e pamundur te dilnim ne lojen tone edhe pse perballe patem nje Tirane te mireorganizuar.
Leonard Karaj