Defekti ne fshat lumi rrezikoi 4 elektriciste
BERAT - Shkojne per te nderruar transformatorin ne nje fshat te larget kater elektriciste rrezikuan jeten pasi mbeten ne mes te lumit. Ngjarja ndodhi te premten kur punonjesit e EZ u njoftuan se nje defekt i rende kishte ndodhur ne fshatin Vendrak komuna Roshnik duke lene pa energji gjithe fshatin prej pese ditesh. Pas njoftimit te dhene nga perfaqesuesit e kesaj komune per gjendjen e krijuar ne kabinen elektrike ne drejtim te ketij fshati EZ nisi 4 elektricistet per te eliminuar defektin e ndodhur. Mesohet se Lorenc Golemi Gaqi Eqimeja Flamur Brami dhe Vasil Uznova ishin nisur per ne fshatin Vendrak dje rreth ores 0800. Pasi kane nderruar transformatorin e djegur duke cuar edhe dritat ne fshat ata jane nisur ne oret e pasdites per tu kthyer ne Berat. Por gjate rruges ne momentin qe makina e tyre po kalonte lumin e Tomorices ata kane mbetur ne mes te tij. Per shkak te reshjeve ujerat ishin te rrembyeshme cka vune ne rrezik serioz jeten e tyre. Nepermjet telefonit arriten te sinjalizonin policine dhe koleget e tyre. Drejt vendit te ngjarjes u nisen uniformat blu ndersa banore te fshatit mberriten shume shpejt duke i ndihmuar me litare elektricistet qe te dilnin nga mjeti i cili po rrembehej pak nga pak nga ujerat. d.xh