E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ndalet ne Ballsh

Goli ne minutat shtese i ka dhene 1 pike Tiranes ne Ballsh nderkohe qe ka vene nen presionin e lojtareve te Bylisit anesorin e ndeshjes i cili e vleresoi si te rregullt golin e kryeqytetasve.

Ne barazim 1-1 ka perfunduar sfida mes Bylisit dhe bardhebluve nje rezultat qe nuk i sherbeu asnjeres pasi Tirana kerkonte ti afrohej kreut ndersa ballshiotet te largoheshin nga zona e ftohte.

Vendasit te cilet kryesuan per 45 minuta fale golit te Popovic u ndeshkuan ne fundin e ndeshjes nga Lilaj.

Nderkohe burime te sigurta konfirmojne per Top Channel se lojtari i Tiranes Andi Lila do kaloje ne janar tek skuadra e Dinamos se Zagrebit dhe pritet qe javen e ardhshme te nenshkruaje kontraten e re me klubin kroat.

Vllaznia ka fituar 1-0 ne Lac dhe fale humbjes se Tiranes eshte ngjitur ne vendin e 4 me 24 pike. Golin e fitores per shkodranet e shenoi Gocaj ne minuten e 70.

Ne Kruje Kastrioti ka mundur 3-1 Elbasanin i cili eshte paraqitur me lojtaret titullar edhe pse keta te fundit kishin bojkotuar disa dite stervitjen per shkak te mosmarrjes se pagave.
Golat per krutanet u shenuan nga Alikaj Alvizh dhe Babic ndersa golin e nderit per miqte e shenoi Dalipi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›