Milani ne forme te arte

Bologna ishte tejet kundershtare e dobet per Milanin ne ndeshjen e zhvilluar mesditen e te dieles te cilen kuqezinjte me lehtesi e fituan me rezultat 3-0.
Bologna ne asnje moment nuk ishte kundershtare e denje per kuqezinjte te cilet bene proces te shkurter me miqte.
Zlatan Ibrahimovic asistoi per mrekulli pas vetem nente minutash loje per Kevin Prince Boateng i cili me lehtesi zhbllokoi rezultatin. Pikerisht Boateng ishte i perfshire edhe ne dyfishimin e epersise kur i ndihmoi Robinhos te realizoje per 2-0 35.
Ne pjesen e dyte Ibrahimovic formalizoi fitoren me golin per rezultatin perfundimtar per 3-0.
Milani do te mbetet lider edhe pas javes se 16-te ne Serie A me gjashte pike me shume se Lazio qe duhet ta zhvilloje ndeshjen ndaj Juventusit sonte mbrema.