Tirana, në Farkë për Challenge Cup

Tirana tashmë ka zyrtarizuar datat e ndeshjeve në Challenge Cup në raundin e dytë, teksa do të përballet me gjermanët e Helios Grizlis Giessen. Kështu bardheblutë e Arben Sakos do të luajnë ndeshjen e parë më 22 nëntor në ora 19:00 në sallën sportive në Farkë, e cila dhe herë të tjera, sidomos për ndeshjet e kombëtares, është përdorur për veprimtari ndërkombëtare.
Ndodh kështu, sepse bardheblutë nuk mund të luajnë në sallën olimpike “Feti Borova”, ndërsa është e bllokuar me Kampionatin Botëror të MMA-së. Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjermani më 28 nëntor.
Kujtojmë faktin që Tirana u kualifikua direkt për në raundin e dytë të Challenge Cup, ndërsa Makabi Tel-Aviv u tërhoq nga aktivitetit për shkak të luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit e Hamasit. Bardheblutë, përforcuar së fundmi dhe me dy afrikanët Oforah dhe Abdelaui, premtojnë të bëjnë paraqitje dinjitoze.