E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, në krizë financiare

/* */

TIRANË, 5 janar 2012 – Tirana po kalon një moment ende të paqartë përsa u përket financave.
Katër titullarë të rekordmenëve kanë vendosur një afat të shkurtër për zgjidhur çështjen e pagave të prapambetura.

Portieri Ilion Lika, mbrojtësi Arian Pisha, mesfushori Gilman Lika dhe sulmuesi Bekim Bala janë lojtarët që kërkojnë paratë e dy muajve të fundit, për të cilët nuk janë paguar ende.

Trajneri spanjoll, Hulian Rubio, paralajmëroi se duhet një zgjidhje urgjente e situatës, duke lënë të kuptohet se në rast se ngërçi nuk zgjidhet mund të largohet edhe ai vetë.

Tirana pritet të hyjë në merkato, ndërkohë që disa lojtarë janë në prag të largimit.

Të rinjtë Selaci, Peposhi, Bodini, Burreli dhe Sorra nuk janë në planet e Rubios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›