Talentët Beqiri, ata që shënjestrojnë kuqezinjtë
/* */
Konsiderohen si dy talentë të padiskutueshëm. i pari, Iliri është 19-vjeç dhe luan si mbrojtës qendre, një rol në të cilin të paktën në dekadën e fundit Kombëtarja shqiptare ka vuajtur së tepërmi.
I dyti, më i vogli, Berati luan si sulmues, por jo pak herë është provuar edhe si mesfushor organizator. Që të dy luajnë sot në kampionatin danez me skuadrat e moshave të Lingbi Bk dhe B93 Kopenhagen, por ëndrra e tyre është fanella kuqezi. “Kemi qenë në skuadrat e moshave të Shqipërisë në dy grumbullime edhe më përpara, me profesor Ardian Memën dhe Sulejman Demollarin.
Na janë thënë fjalë të mira dhe shpresojmë që të mbetemi pjesë e skuadrave të moshave pasi ne duam që të mbrojmë vetëm ngjyrat kuqezi. Sigurisht, duke qenë se kemi pasaporta daneze mund edhe te zgjedhin Danimarkën dhe drejtuesit e federatës këtu kanë biseduar dy herë me babain, por ai ka qenë kategorik, duke na thënë se nëse një ditë do luajmë për një Kombëtare, ajo duhet të jetë vetëm ajo shqiptare”, tregojnë dy vëllezërit.
Nisur nga fjalët që thuhen për këta dy futbollistë me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë, por edhe nga kërkesa e madhe që ka Kombëtarja sidomos në mbrojtje, pritet që zyra e vëzhguesve të talenteve në FSHF, të nisë menjëherë procedurat jo vetëm për mbajtjen si të Ilir Beqirit por edhe të vëllait, Berat në skuadrat e moshave, por edhe përgatitjen e dokumentacionit për pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare.
Ilir Beqiri
Datëlindja: 04.05.1993
Nr.bluzës: 5
Pozicioni: Mbrojtës
Klubi: Lingbi Bk, Danimarkë
Berat Beqiri
Datëlindja: 03.06.1996
Nr.bluzës: 7
Pozicioni: Sulmues
Klubi: B93 Kopenhagen