Tirana, ne pritje te 2009-es

Mes smogut, tymit te makinave dhe peisazhit gri, spikasin jeleket e verdhe fosforeshente te policise rrugore. Ne krye te detyres, policia perpiqet te disiplinoje lumin e automjeteve, si ne sheshin “Avni Rustemi”, prane “Pazarit te Ri”, ku njerezit nxitojne te bejne blerjet e fundit.
Edhe qendrat tregtare, qe keto dite kane punuar me orar te zgjatur, deri ne mesdite afishonin plot. Ne Pallatin e Kultures eshte ngritur nderkaq skena, ku kompania “Top Media” do te organizoje koncertin per ata qe do te kalojne nderrimin e viteve ne shesh.
Zbukurimet ne rruget kryesore te kryeqytetit dhe ne institucionet qendrore, edhe pse jo madheshtore sic do te kishin preferuar disa, perforcojne karakterin e festes. Njerezit e ngeshem kane nxjerre femijet shetitje ne sheshin “Skenderbej”. Por lumturia dhe moskokecarja e disave, nuk ndahet prej disa te tjereve, per te cilet viti i ri nuk sjell asgje te re.
Ne keto ore te fundit te nje viti qe po leme pas, te tere bashkohen ne urimin: "Mot me mire!", me shpresen per nje shendet te mire dhe pse jo, edhe ca me shume para. Se te tjerat pastaj, shkojne e vijne.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code