E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana pa busull, humb 0-2 përballë Vorës

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Tirana ka harruar të fitojë. Sot ekipi kryeqytetas ka humbur në “Selman Stërmasi” edhe përballë Vorës me rezultatin 0-2, që është edhe humbja e katërt radhazi e bardhebluve.

Në ndeshjen e vlefshme për Javën e 11-të të kategorisë Abissnet Superiore, Vora ka siguruar në tjetër fitore bindëse që e shtyn skuadrën e drejtuar nga Arjan Bellaj larg zonës së ftohtë të klasifikimit, teksa “zhyt” gjithnjë e më shumë në fund të klasifikimit Tiranën.

Vora përfitoi nga gabimet e vendasve për të shënuar me Patrik Bardhin në minutën e 11-të pas një gjuajtjeje në hyrje të zonës së rreptësisë, prirët në krahun e djathtë të portierit kryeqytetas Tafas.

Ishte Kasalla, i cili dyfishoi rezultatin pas një goditjeje të saktë në qendër të portës të 11-metërshit të dhënë në favor të Vorës.

Në fraksionin e dytë të lojës, bardheblutë ishin më ngulmues, por pa u shfaqur thuajse asnjëherë të rrezikshëm para Ruçit.

Në fund Vora mori tri pikë të merituara që e çojnë në 14 pikë në total dhe përkohësisht në vendin e 6-të, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 6 pikëve, në fundin e tabelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›