E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë/ Shpërbëhet koalicioni qeverisës, shkak humbja e Timoshenkos



Kryetari i parlamentit të Ukrainës ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është shpërbërë pasi ka dështuar të tregojë se ende e ka shumicën në parlament. Sidoqoftë, kryeministreja Julia Timoshenko mbetet ende në detyrë. Parlamenti duhet të shpallë rënien e qeverisë dhe të votojë mosbesimin e saj, përpara se të fillojnë bisedimet për koalicionin e ri. Ndërkaq votimi është caktuar të zhvillohet për nesër. Shumica e koalicionit u shpërbë pasi Timoshenko humbi në zgjedhjet presidenciale nga Viktor Janukoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›