E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana përfiton nga humbja e Vllaznisë

Tiranë - Tirana ndodhet e vetme në krye të Super Ligës shqiptare me 55 pikë, megjithëse barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit me Partizanin. Kryeqytetasit përfituan nga humbja 0-1 e Vllaznisë në Durrës përballë Teutës, duke u shkëputur me një pikë nga shkodranët.

Titulli i këtij sezoni duket se do të vazhdojë të diskutohet deri në fund nga këto dy ekipe. Kujtojmë që ndeshje e fundit do të do zhvillohet mes kryesueseve në kryeqytet. Super Ligës shqiptare i kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›