Venger: Dua të ndeshem sërish me Çelsin
Londër - Arsen Venger deklaron se Arsenali i tij është në gjendje të mundë ekipin e Çelsit nëse do t’i jepej edhe një herë mundësia ta kishte përballë. Dëshira e trajnerit francez të Arsenalit për të marrë hak vjen pas humbjes 1-2 në ndeshjen e fundit, e vlefshme për gjysmëfinalet e FA Cup.
“Dëshiroj të luaj sërish me Çelsin, -deklaron Venger. -Ne mund të hakmerremi, pasi besoj se kemi eksperiencën e mjaftueshme. Në ndeshjen e të shtunës ishim të lodhur, dhe ishim disi të pafat”.
Mundësia e një përballje tjetër mes Arsenalit dhe Çelsit është vetëm finalja e Ligës së Kampioneve. Në gjysmëfinale Arsenali do të ketë përballë kampionët në fuqi të Mançesterit, ndërsa Çelsi do të ketë spanjollët e Barcelonës.