E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përforcon mbrojtjen me kroatin Stanić

Patrick Stanić është përforcimi më i fundit i skuadrës së Tiranës. Qendëmbrojtësi kroat, 25 vjeç, vjen nga  NK Široki Brijeg, ndërsa ka luajtur dhe për skuadra si NK Zrinski Osječko 1664, NK Osijek II dhe HNK Cibalia

Njoftimi i klubit:

Mirë se vjen, Patrick Stanić!

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit kroat Patrick Stanić, i cili është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu.

25-vjeçari luan si qendërmbrojtës. Para se t’i bashkohej Tiranës, Stanić ishte pjesë e NK Široki Brijeg, ndërsa më herët ka luajtur edhe për NK Zrinski Osječko 1664, NK Osijek II dhe HNK Cibalia.

Patrick Stanić tashmë është bardheblu. I urojmë shumë suksese me fanellën e KF Tiranës!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›