Tirana, stervitje nostalgjike me ish-lojtaret
Tre lojtare te ekipit tone kombetar, te cilet aktivizohet ne kampionatin ukrainas kane vijuar gjate dites se djeshme stervitje me bardheblute, duke kthyer edhe pak nostalgjine e disa sezoneve me pare kur aktivizoheshin me kampionet ne fuqi. Portieri Isli Hidi, mbrojtesi Ervin Bulku dhe mesfushori Ansi Agolli kane dale ne stervitje, me ekipin e Tiranes, pas rikthimit te tyre ne Shqiperi. Te tre lojtaret, dikur pjese e Tiranes jane ne pritje te ndeshjeve miqesore ne fund te majit dhe po kalojne ditet e pushimit, duke qene se ka perfunduar edhe kampionati ukrainas. Nderkaq, futbollisteve iu ka perfunduar kontrata ne Ukraine dhe pritet te rinovojne edhe per edicionin tjeter, por nuk perjashtohet as mundesia e ndonje rikthimi te skuadra e tyre e pare, Tirana.