E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana thërret Asamblenë

Sipas Dimrajt, “Asambleja e fundit e klubit të Tiranës është mbajtur në 2004-ën dhe Asambleja e radhës duhet të ishte mbajtur përpara një viti. Në Asamblenë e së premtes do të diskutohet mbi aspektet administrative, organizative dhe ekonomike të skuadrës”.

“Në Asamble do të zgjidhen anëtarët e rinj të kryesisë së klubit të Tiranës dhe do të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të klubit”, konfirmoi Dimraj.

Ndërkohë, sekretari i klubit bardheblu nuk ka dashur të komentojë Asamblenë e mbajtur në muajin prill, ku Refik Halili u zgjodh donatori i vetëm i klubit, i mbështetur në 20% nga Shefikat Ngjela, si dhe ku u zgjodhën anëtarët e rinj të kryesisë së klubit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›