E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana vetem barazim ne Kruje

Ka perfunduar ne barazim pa gola ndeshja e javes se katert te Superliges mes Kastriotit dhe Tiranes.

Ka qene nje ndeshje interesante kjo mes ketyre dy skuadrave te cilat kane kerkuar me cdo kusht tre pikeshin por ne perfundim secila ka marre vetem nga nje pike pasi rrejtat mbeten te paprekura deri ne vershellimen perfundimtare te gjyqtarit.

Te vetmet raste per tu shenuar ishin kartonat e kuq per Tiranen Sina ne pjesen e pare dhe per Kastriotin Zore ne minuten e 76-te.

Pas kesaj jave te katert te Superliges Kastrioti regjistron barazimin e katert nderkohe qe Tirana shkon ne kuoten e 5 pikeve.

Nderkohe ne kategorine e pare Partizani debuton ne kete sezon te ri por ne javen e dyte me Lushnjen.

Kryeqytetasit jane mundur ne Selman Stermasi 0-2 duke konfirmuar edhe nje here problemet e brendshme qe ka.

Nje ndeshje me nje nivel te dobet nga te dyja skuadrat por eshte zgjidhur ne pjesen e dyte me dy goditje nga distanca ne fillim Cota dhe me pas Metushi.

Me kete fitore Lushnja mban kreun e Liges se pare me 6 pike nderkohe qe Partizani ne kuoten e 0 pikeve me nje ndeshje me pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›