E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet java e 4-t e SuperligesTirana barazon

TIRANE- Tirana ka bere nje tjeter hap fals ne kampionat duke mos shkuar me shume se nje barazim pa gola ne Kruje kunder Kastriotit. Per bardheblute ndeshja ka qene me e veshtire sesa pritej nderkohe qe pavaresisht rezultatit 0-0 te dyja skuadrat kane patur raste te shumta per te shenuar. Misioni per skuadren kryeqytetase u be me i veshtire ne fund te pjeses se pare kur Elvis Sina doli me karton te kuq duke lene ekipin e tij me 10 vete.

Kastrioti u hodh i gjithi ne sulm por rastin me te mire e pati Tirana me ane te Sebino Plakut i cili pas nje kombinimi me Abazajn nuk arriti ta dergonte topin ne rrjete. Edhe krutanet paten disa raste te mira ne kete takim por pa mundur te mposhtin portierin Iljon Lika. Cerek ore para perfundimit edhe Kastrioti mbeti me 10 vete pas kartonit te kuq te marre nga kroati Ante Zore. Gjithsesi shifrat nuk ndryshuan deri ne fund dhe te dyja skuadrat ndane nga nje pike ne perballje vertete nervash.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Tiranes ishte e fundit per javen e katert te Superliges e cila kryesohet nga Flamurtari me 10 pike. Pas skuadres vlonjate renditen Dinamo dhe Skenderbeu me 9 pike nderkohe qe ne fund te tabeles ndodhet Bylisi me asnje pike. Nderkohe Kastrioti ka vetem 4 barazime ndersa Tirana eshte ngjitur ne kuoten e 5 pikeve.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Mbyllet java e 4-t e Superliges Tirana barazon 0-0 ne Kruje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›