E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë – Vetëvritet me armën e qitjes 35-vjeçari brenda poligonit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranës. Një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri te poligoni, një vend për qitje stërvitore afër stadiumit “Air Albania”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është një 35-vjeçar. Policia njoftoi paraprakisht se 35-vjeçari është vetëvrarë me armën me të cilën po kryente qitje.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç”, thuhet në njoftim.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›