E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Një 50- vjeçar tenton të hidhet nga vinçi sipër pallatit

Tiranë- Një  50 vjeçar ka tentuar mbrëmjen e sotme të hidhet nga vinçi i një pallati në kryeqytet .

Bëhet fjalë për 50 vjeçarin  Xhemal Xhura, i cili kishte hipur në vinçin e taracës së  një ndërtese në ndërtim pranë Ushtarit të Panjohur. Personi në fjalë ka qëndruar sipër vinçit përreth 40 minuta dhe kërcënonte se do të hidhej. Sipas policisë 50 vjeçari ka qenë i divorcuar dhe shkaku që e ka detyruar të  tentojë të vrasë veten është gjendja e vështirë ekonomike.

Xhemal Xhura është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar më pas policinë. Të pranishëm kanë qenë forcat policore dhe ato zjarrfikëse, ndërsa forcat Renea kanë zhvilluar negociatat me personin dhe e kanë bindur që të zbresë nga pallati.

Personi është dërguar në komisariat dhe po pyetet mbi shkaqet e vërteta të tentativës së vetëvrasjes.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Drejtësia e munguar për pronat, një grua tenton të hidhet nga tarraca Tiranë- Një ngjarje e rëndë tronditi banorët e zonës së...
  2. Hidhet në erë një nga simbolet e nazizmit gjerman Gjermani- Sot është hedhur në erë një prej simboleve të...
  3. Itali- Masakron familjarët dhe u vë flakën, vetë hidhet nga ballkoni Itali- Një masakër e vërtetë ka ndodhur në orët e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›